BallinaVendiAktualitetSHISH me kompetenca më të gjera, akses në bazat shtetërore të të...

SHISH me kompetenca më të gjera, akses në bazat shtetërore të të dhënave

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shërbimi Informativ i Shtetit do të ketë kompetenca më të zgjeruara dhe akses më të madh në bazat shtetërore të të dhënave.

Ndryshimet parashikohen në ligjin nr. 64/2026, të miratuar nga Kuvendi më 2 korrik, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

Ligji zgjeron ndjeshëm fushën në të cilën SHISH mund të mbledhë informacion, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të vendit. Përveç kërcënimeve tradicionale ndaj sigurisë kombëtare, në fokus përfshihen tashmë edhe kërcënimet kibernetike, hibride dhe ekonomike.

SHISH do të mbledhë informacion edhe për rreziqet që mund të prekin infrastrukturën kritike dhe të rëndësishme të vendit. Kompetencat e reja përfshijnë gjithashtu veprimtarinë e shërbimeve të huaja të inteligjencës, si edhe kërcënimet që lidhen me pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues.

Në mënyrë të posaçme, ligji përfshin terrorizmin, ekstremizmin, prodhimin dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë.

Pjesë e fushës së veprimit bëhen gjithashtu krimet kundër mjedisit dhe zhvillimet që mund të cenojnë stabilitetin e brendshëm ose rajonal.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me aksesin në informacion. SHISH fiton të drejtën të hyjë në bazat shtetërore të të dhënave, për aq sa ky akses lidhet me ushtrimin e funksioneve të tij ligjore.

Mënyra e aksesit do të përcaktohet përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale, çka do të mundësojë përdorimin e drejtpërdrejtë të të dhënave që administrohen nga institucione të tjera shtetërore.

Ligji nuk përcakton në mënyrë të detajuar se cilat baza të dhënash do të aksesohen, duke ia lënë këtë çështje marrëveshjeve që do të lidhen më vonë mes institucioneve përkatëse.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë