I njohur me emrin Ali Sula, i cili u vra me armë zjarri në banesën e tij më datë 12 korrik në Vorë.
50-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë me armë me precizion të lartë, të pajisur me dylbi. Në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, teksa u vra me një plumb.
Sipas informacioneve paraprake, viktima merrej me shit-blerje pronash. Hetuesit po verifikojnë konfliktet e mundshme të krijuara nga kjo veprimtari, të cilat konsiderohen një nga pistat e hetimit për zbardhjen e motivit të vrasjes.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit.


