BallinaVendiAktualitetU helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas skandalit ku u helmuan 56 studentë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se analizat kanë treguar se mensa është jashtë kushteve normale higjienike dhe për këtë arsye, AKU i ka vendosur shiritin.

Akademia e Sigurisë e merr ushqimin me katering te kompania “Sori Al” dhe më pas studentët ushqehen në mensën e akademisë, mensë e cila pas analizave ka rezultuar jashtë çdo standardi higjenik.

56 studentë të Akademisë së SIgurisë përfunduan në spital disa ditë më parë pasi dyshohet se u helmuan nga vakti i drekës i shërbyer në ambientet e institucionit nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al.

Bëhet me dije, se dreka nga ku dyshohet se janë helmuar përbëhej nga: sallatë perime të ziera, gjellë patate / tavë me presh, makarona / pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi rreth 155 kilogramë ushqime te Akademia e Sigurisë, të furnizuara nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al. Gjithashtu, njoftoi se ka gjobitur 100 mijë lekë kompaninë Sori-Al.

Artikujt e fundit

Bashkim Ulaj në GJKKO, zhvillohet seanca për shpifje me Agron Shehajn

Bashkim Ulaj është paraqitur sot në ambientet e GJKKO për një padi për shpifje...

Panik në aeroportin e Athinës, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321...

Shqipëria ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

Shqipëria ka normën më të lartë të martesave në Europë. Sipas Eurostat, në vitin...

Më shumë