BallinaVendiKronikëU kap në flagrancë duke transportuar ilegalisht 11 emigrantë, pranga 27-vjeçarit në...

U kap në flagrancë duke transportuar ilegalisht 11 emigrantë, pranga 27-vjeçarit në Korçë, shpallen në kërkim 2 persona të tjerë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 27-vjeçar është arrestuar në Korçë, ndërsa dy bashkëpunëtorë të dyshuar janë shpallur në kërkim.

I riu u kap në flagrancë në fshatin Drenovë, teksa transportonte me automjet 11 emigrantë nga Bangladeshi dhe Pakistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi. Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti dhe një celular.

DVKM Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni i koduar “Borders”.

Arrestohet një 27-vjeçar, punohet për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij.

27-vjeçari u kap në flagrancë në fshatin Drenovë, duke transportuar me automjet, drejt Shkodrës, 11 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.

Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT i DVKM Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Borders”.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi J. S., 27 vjeç, banues në Tepelenë, dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. S., 31 vjeç, banues në Fier dhe G. H., 58 vjeç, banues në Lushnjë, të cilët dyshohet se bashkëpunonin për të ndihmuar emigrantë nga Vendet e Treta që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës.

Shtetasi J. S. u kap nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në fshatin Drenovë, Korçë, duke transportuar me automjet drejt Shkodrës, 11 shtetas të huaj (10 nga Bangladeshi, 1 nga Pakistani), të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga Kapshtica, dhe synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën  penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

spot_img

Artikujt e fundit

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë paradite, ministrat kanë bërë publike disa prej...

Ortaku e kallëzoi se pastroi dhe fshehu 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi

Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari,...

Ndryshimet në ministrinë e Punëve të Brendshme, reagon Rama: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndryshimeve të bëra në ministrinë e Punëve të...

Më shumë

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë paradite, ministrat kanë bërë publike disa prej...

Ortaku e kallëzoi se pastroi dhe fshehu 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi

Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari,...