BallinaVendiKronikëU prezantuan si Taulant Balla në Signal, tentuan t’i merrnin Armand Dukës...

U prezantuan si Taulant Balla në Signal, tentuan t’i merrnin Armand Dukës 100 mijë euro

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i koduar “Seen”, ku dy të rinj u arrestuan në flagrancë pasi dyshohet se tentuan të përfitonin 100 mijë euro përmes një skeme mashtrimi online.

Sipas të dhënave të reja, personi të cilit iu kërkua shuma prej 100 mijë eurosh ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Mashtruesit dyshohet se komunikuan me Dukën përmes platformës Signal, duke përdorur një profil të rremë dhe duke u prezantuar si Taulant Balla.

Policia bëri të ditur se profili ishte aktivizuar me të dhënat e një personi të njohur për 64-vjeçarin, me qëllim që ta bindnin se po komunikonte me një person real dhe të njohur prej tij.

Pas kallëzimit të bërë nga Armand Duka, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, organizuan operacionin “Seen”.

Në pranga ranë E. K., 24 vjeç, dhe O. B., 23 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në momentin kur po merrnin shumën prej 100 mijë eurosh.

Nga hetimet e kryera me metoda speciale dyshohet se dy të rinjtë kishin ndërtuar skemën e mashtrimit përmes profilit të rremë në Signal.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht autorësinë dhe rrethanat e ngjarjes, si edhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në skemë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

“Ushtarët zëvendësohen kollaj, po mbretëresha nuk zëvendësohet dot.”Fiks Fare: Balluku “ish-ministre” vetëm në letra?

Emisioni investigativ Fiks Fare ka hapur sezonin me një investigim mbi ndikimin që Belinda...

Spiropali takon raporterin europian: Kafe informale apo një “mesazh i koduar”?

Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Andreas Schieder, raporterin për Shqipërinë në Parlamentin...

Rama mesazhe të qarta BE-së: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh

Në konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve...

DENONCIMI I FORTË: Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK dhe imituan makinën e Prokurorit

Gazetari Arsen Rusta ka publikuar detaje të reja që, sipas tij, dalin nga dosja...

Më shumë