BallinaVendiPolitikëRama mesazhe të qarta BE-së: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë...

Rama mesazhe të qarta BE-së: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, Edi Rama u ndal te perspektiva europiane e Shqipërisë dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se dëshira për anëtarësimin në BE mbetet një nga çështjet që bashkon politikën shqiptare.

Kryeministri u bëri thirrje vendeve europiane që të mos e lënë sërish pas dore rajonin, duke paralajmëruar se pasojat do të ishin më të mëdha se një dështim i thjeshtë politik.

“Krahasuar me vendet europiane, ne kemi përparësi, sepse ende ne e dashurojmë BE-në. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja, sikur të ishte matesë.

Ndërsa ne jemi plotësisht të angazhuar. Ne debatojmë shumë gjëra këtu brenda, në vendin tonë. Çdo ditë e kemi kapacitetin për të gjetur arsye që të mos jemi dakord me njëri-tjetrin, ama për një gjë kemi rënë dakord, që duam të jemi pjesë e Europës.

Ndaj ne shpresojmë shumë, unë shpresoj shumë, që ju të mos na lini përsëri në baltë. Sepse në këtë kohë, po të lihemi ne në baltë, shkon përtej të lënit në baltë të një vendi, por është të lësh në baltë vetveten. Nëse Europa do të lërë në baltë Ballkanin perëndimor, nuk do jetë thjeshtë dështim, por do jetë dështimi më madhor”, tha Rama.

spot_img

Artikujt e fundit

DENONCIMI I FORTË: Drejtuesit e SHISH vodhën targat e SPAK dhe imituan makinën e Prokurorit

Gazetari Arsen Rusta ka publikuar detaje të reja që, sipas tij, dalin nga dosja...

Shembet një pjesë e malit në Nepal, rrëshqitja masive e dheut alarmon banorët

Një rrëshqitje masive dheu ka shkaktuar shembjen e një pjese të një mali në...

Një kushërirë si Dua (dhe divat vanitoze të Tiranës)

Në fundjavë në telefonat tanë kanë mbërritur video që tregojnë se si po festonte...

Mesazhe me përmbajtje seksuale me nxënësen 13-vjecare, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një mësues, pasi ky i fundit dyshohet...

Më shumë