BallinaVendiKronikë'U tha shokëve se ka fituar 500 mijë €’, detaje të reja...

‘U tha shokëve se ka fituar 500 mijë €’, detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e Englant Koçit, për të cilin ekzistojnë dyshime se mund të jetë vrarë. Sipas informacioneve të bëra publike, një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me kriptomonedhat dhe një shumë të konsiderueshme parash që ai pretendonte se zotëronte,

Mësohet se Koçi u kishte treguar personave të afërt se kishte siguruar rreth 500 mijë euro në kriptomonedha. Ky fakt po shihet si një motiv i mundshëm që mund të ketë çuar në zhdukjen e tij. Dyshimet janë se autorët mund të kenë vepruar me bindjen se ai dispononte një shumë të madhe parash dixhitale, të cilat aksesoheshin përmes telefonit celular.

Nga të dhënat paraprake rezulton se nga portofoli i tij elektronik janë kryer transferime në vlera relativisht të vogla, çka ngre pikëpyetje nëse shuma prej 500 mijë eurosh ka ekzistuar realisht apo jo. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se grabitja e aseteve dixhitale mund të ketë qenë motivi kryesor i ngjarjes.

Ndërkohë, personi i shpallur në kërkim në lidhje me këtë çështje njihet me nofkën “Dhelpra”. Persona që pretendohet se e njohin janë shprehur të surprizuar nga dyshimet që rëndojnë mbi të, ndërsa raportohet se ai njihet edhe për përdorimin e shpeshtë të lëndëve narkotike. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë