BallinaKosova“Uroj të mos vijë dita…”/ U vra nga kunati, Arlinda Zekaj varroset...

“Uroj të mos vijë dita…”/ U vra nga kunati, Arlinda Zekaj varroset sot

Publikuar më

spot_imgspot_img

Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që dyshohet se u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik, veçanërisht pasi u bë e ditur se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet vetëm tri ditë para se të vritej.

Më 22 tetor, ajo i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe duke paralajmëruar për rrezikun që i kanosej.

“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar ajo.

Sipas informacioneve të publikuara, pak orë para vrasjes, Arlinda kishte raportuar në polici ish-bashkëshortin për kanosje.

I dyshuari për vrasjen, Albert Sylaj, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës dhe vazhdon të jetë në arrati.

Rasti ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me reagimin e institucioneve dhe trajtimin e kërkesave të saj për mbrojtje, ndërsa sot familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Rama ua pret shkurt: Nuk jap dorëheqjen! Arlind Qori bën llogaritë për largimin e kryeministrit, zbulon dy skenarët

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të japë...

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji në kërkim ish-juristi i ASHK-së në Fier

Policia ka ndaluar një 56-vjeçar, ish-jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Fier, i...

Mbappe humb kontratat me dy marka të mëdha kineze, memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit, që do i...

Një video e publikuar në internet, ku ylli francez duket se e cilëson ish-udhëheqësin...

Më shumë