BallinaUncategorizedVeliaj kërkoi të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak,...

Veliaj kërkoi të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, SPAK nuk e lejon

Publikuar më

spot_imgspot_img

Negative ishte përgjigjja e Prokurorisë së Posaçme për kërkesën që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, e planifikuar për orën 15:00.

Këshilli Bashkiak kishte kërkuar që Veliaj të lejohej të merrte pjesë fizikisht në mbledhje ose, në pamundësi të kësaj, të lidhej përmes videokonferencës.

Kërkesa ishte dërguar pranë SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Refuzimi i SPAK është bërë në bazë të dispozitave të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, që përcakton të drejtat dhe trajtimin e personave që ndodhen në paraburgim, si dhe kompetencat e institucioneve përgjegjëse.

Këshilli Bashkiak kishte argumentuar se prania e kryetarit ishte e rëndësishme për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me administrimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa në rendin e ditës së mbledhjes së sotme është përfshirë edhe diskutimi mbi projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

Në kërkesën drejtuar institucioneve, Këshilli Bashkiak iu referua edhe vendimit nr. 66, datë 3 nëntor 2025, të Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se pjesëmarrja e kryetarit në mbledhjet e Këshillit lidhet me ushtrimin e funksioneve të tij institucionale.

spot_img

Artikujt e fundit

Ilir Topi largohet nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, drejtuesi i ri prezantohet sot

Ilir Topi është dorëhequr nga drejtimi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ai...

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/Artan Hoxha: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin standard

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, ka ngritur...

“SPAK heton krimet e rënda, e ka kapur gafil zonjën”/ Karamuço debat me Kokën: Vlora Hyseni duhej shkarkuar

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” po diskutohet për skandalin e kreut të SHISH,...

“Ushtarët zëvendësohen kollaj, po mbretëresha nuk zëvendësohet dot.”Fiks Fare: Balluku “ish-ministre” vetëm në letra?

Emisioni investigativ Fiks Fare ka hapur sezonin me një investigim mbi ndikimin që Belinda...

Më shumë