BallinaVendiKronikëVrasja në Shijak pas konfliktit për një vajzë, arrestohen pas 5 muajsh...

Vrasja në Shijak pas konfliktit për një vajzë, arrestohen pas 5 muajsh dy kushërinjtë e shpallur në kërkim

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Durrësit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy kushërinjtë e dyshuar si autorë të vrasjes së 45-vjeçarit Denis Çumani, ngjarje e ndodhur në muajin janar të këtij viti në Shijak.

Në pranga kanë rënë Indrit Ferra, 38 vjeç dhe Dorian Ferra, 36 vjeç, të dy banues në Shijak, ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar masën e sigurisë për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas hetimeve, dy kushërinjtë ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 27 janar 2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me Denis Çumanin, 45 vjeç, dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, 45-vjeçari ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

Nga hetimet ka rezultuar se konflikti që çoi në krim dyshohet të ketë nisur për shkak të një vajze. Sipas burimeve hetimore, viktima i kishte dërguar mesazhe vajzës, e cila në atë kohë ishte në një lidhje me Dorian Ferrën. Po sipas të njëjtave burime, mesazhet janë vënë re nga ky i fundit, qe dyshohet se ka sjellë përshkallëzimin e konfliktit.

Hetimet kanë zbuluar se, pasi kishte shoqëruar vajzën në banesë, Dorian Ferra ka marrë kushëririn e tij, Indritin, dhe së bashku kanë shkuar te shtëpia e Denis Çumanit. Ata e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të plagosur rëndë.

Artikujt e fundit

Balla ironizon protestën, tregon emrat e organizatorëve: Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë së re”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ironi ndaj...

Përplasja në Parlament, Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin për 30 ditë të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin për përjashtimin e Agron Shehajt për...

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar: Lideri i ri do të vendoset para rikthimit të parlamentit në shtator

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit...

Aksident në Çermë të Divjakës, humb jetën këmbësorja

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Çermë të Divjakës, me pasoja në...

Më shumë