BallinaVendiPolitikë6 milionë euro për start-upet/ Delina Ibrahimaj premton transparencë për “humbësit”, por...

6 milionë euro për start-upet/ Delina Ibrahimaj premton transparencë për “humbësit”, por hesht për fituesit nën pikëpyetje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në mes të pikëpyetjeve të ngritura për mënyrën se si janë ndarë 6 milionë euro nga fondet e Startup Albania, ministrja Delina Ibrahimaj ka zgjedhur të dalë me një tjetër mesazh: premton transparencë për ata që nuk kanë fituar.

Ministrja ka nxjerrë një aplikant që nuk ka përfituar nga fondi, i cili shprehet i bindur se procesi ka qenë transparent, ndërsa premton më shumë transparencë për të kuptuar pse disa aplikantë nuk kanë fituar.

Por pyetja kryesore është tjetër:

Po për ata që kanë fituar?

Për ata që kanë marrë paratë publike, sidomos për rastet që kanë ngritur pikëpyetje mbi përmbushjen e kritereve dhe respektimin e rregullores, ku është transparenca?

Problemi nuk është që dikush fitoi.

Problemi lind kur një subjekt merr fonde publike, ndërkohë që ekzistojnë pikëpyetje nëse i plotëson kriteret dhe nëse ka respektuar rregulloren.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë se si janë vlerësuar aplikimet, cilat kritere janë përdorur, sa pikë ka marrë secili fitues dhe si është verifikuar nëse përfituesit i plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara në rregullore.

Në vend të këtyre përgjigjeve, ministria zgjedh të na tregojë historinë e një aplikanti që nuk fitoi dhe që është i bindur se procesi ishte transparent.

Pra, për ata që nuk morën paratë, premtohet transparencë. Për ata që i morën, heshtje.

Nuk ka asgjë të keqe që një aplikant të mos fitojë dhe të marrë feedback për të përmirësuar projektin e tij.

Por kur bëhet fjalë për 6 milionë euro fonde publike, transparenca nuk mund të kufizohet vetëm te shpjegimi se pse disa humbën.

Duhet të shpjegohet, para së gjithash, pse fituan ata që fituan dhe nëse çdo fitues i ka përmbushur realisht kriteret e përcaktuara në rregullore.

Nëse procesi ka qenë i rregullt dokumentet duhet ta provojnë.

  • Publikoni pikët.
  • Publikoni kriteret e aplikuara.
  • Publikoni arsyetimin për çdo fitues.
  • Publikoni dokumentacionin që tregon se çdo përfitues i plotëson kushtet.

Sepse një aplikant që nuk fitoi dhe është i bindur se procesi ishte transparent nuk mund të zëvendësojë transparencën që kërkohet për ata që morën milionat.

Qytetarët duan të dinë mbi të gjitha, nëse ata që përfituan i plotësuan kriteret dhe kushtet e përcaktuara.

spot_img

Artikujt e fundit

Incident në protestën jashtë parlamentit, një i ri dhunohet gjatë tubimit

Ndërkohë që vijon seanca parlamentare, jashtë parlamentit vijon protesta, ku nuk kanë munguar incidentet...

Elisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit, por mesazhi ishte për Belinda Ballukun

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka bërë një reagim të fortë pak...

“Nuk punon për mua”/ Trump paralajmëron konsulentin amerikan që ndihmoi Berishën në zgjedhje: Do ta shkarkoj nëse…

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve se dy prej këshilltarëve të tij...

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, ish-deputeti i PS shoqërohet nga avokati

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, ish-deputet i PS-së dhe njëkohësisht biznesmen, Artan Gaçi është...

Më shumë

Incident në protestën jashtë parlamentit, një i ri dhunohet gjatë tubimit

Ndërkohë që vijon seanca parlamentare, jashtë parlamentit vijon protesta, ku nuk kanë munguar incidentet...

Elisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit, por mesazhi ishte për Belinda Ballukun

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka bërë një reagim të fortë pak...

“Nuk punon për mua”/ Trump paralajmëron konsulentin amerikan që ndihmoi Berishën në zgjedhje: Do ta shkarkoj nëse…

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve se dy prej këshilltarëve të tij...