BallinaVendiKronikëZbardhet dinamika e krimit në Sarandë/ Hakmarrje pas konfliktit, Rexhep Ismaili u...

Zbardhet dinamika e krimit në Sarandë/ Hakmarrje pas konfliktit, Rexhep Ismaili u qëllua në lokalin e tij. Personat nga banaku iu përgjigjën autorit me automatik

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati ndaj pronarit të karburantit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e sotme në Gjashtë të Sarandës, i cili u ekzekutua me plumb në kokë.

Sipas informacioneve nga vendnngjarja, mësohet se viktima dhe autori i krimit kanë patur një konflikt të mëparshëm.

Sipas burimeve, autori ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit në pronësi të Ismailit. Ky i fundit ndodhej në lokalin e biznesit, i ulur në tavolinë me persona të tjerë, kur autori ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Personat që ndodheshin brenda banakut të lokalit kanë reaguar menjëherë duke nxjerrë një armë automatike. Ata kanë qëlluar me breshëri në drejtim të autorit që po tentonte të largohej, duke krijuar një skenë lufte në mes të biznesit.

Pavarësisht kundërpërgjigjes me armë zjarri nga njerëzit e viktimës, autori i dyshuar ka arritur t’u shpëtojë plumbave dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia po vijon punën për identifikimin e plotë të personave që përdorën automatikun, ndërsa vijon kërkimi për kapjen e autorit kryesor të vrasjes.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë