BallinaVendiPolitikëZbulohet kabllogrami i Uashingtonit për 20 ambasada, përfshi edhe atë në Shqipëri....

Zbulohet kabllogrami i Uashingtonit për 20 ambasada, përfshi edhe atë në Shqipëri. SHBA kërkon të dhëna për ekstremizmin e majtë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po intensifikon përpjekjet për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e cilëson si ringjallje të ekstremizmit të majtë me lidhje ndërkombëtare, për këtë arsye Departamenti i Shtetit dërgoi në mesin e muajit qershor një kabllogram tek më shumë se 20 ambasada amerikane, përfshirë edhe atë në Tiranë.

Për këtë qëllim, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar ministrat e lartë nga më shumë se 60 vende, në një takim që do të zhvillohet javën e ardhshme në Uashington.

Sipas një raporti të The Washington Post, konferenca do të fokusohet te ajo që administrata Trump e përshkruan si “ringjallja e terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”. Megjithatë, iniciativa ka shkaktuar reagime të ndryshme brenda administratës amerikane, si dhe te disa aleatë evropianë, të cilët nuk e shohin këtë fenomen si një kërcënim me prioritet të lartë.

Raporti thekson se disa zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësimin se administrata mund të përdorë instrumentet e luftës kundër terrorizmit për të goditur aktivistë amerikanë të lidhur me lëvizjen antifashiste, të njohur si Antifa.

Sipas burimeve të gazetës, koordinatori i administratës për luftën kundër terrorizmit, Sebastian Gorka, ka diskutuar mundësinë e klasifikimit të Antifës si organizatë terroriste e huaj. Një hap i tillë, sipas ekspertëve, do t’u jepte autoriteteve amerikane kompetenca më të gjera hetimore, përfshirë përdorimin e mjeteve të avancuara të mbikëqyrjes.

Megjithatë, juristë dhe ish-zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit theksojnë se një klasifikim i tillë do të ishte shumë i vështirë nga pikëpamja ligjore, pasi ligji amerikan kërkon që një organizatë të jetë me bazë jashtë SHBA-së për t’u shpallur organizatë terroriste e huaj. Ndërsa Antifa konsiderohet një rrjet i decentralizuar me prani kryesisht brenda territorit amerikan.

Pa u tërhequr nga qëndrimi i saj, Departamenti i Shtetit dërgoi në mesin e muajit qershor një kabllogram tek më shumë se 20 ambasada amerikane – nga Argjentina dhe Meksika, deri në Itali dhe Shqipëri – duke kërkuar informacion mbi grupet ekstremiste të krahut të majtë, sipas dy personave të njohur me çështjen. Disa prej ambasadave kanë kthyer përgjigje, por asnjëra prej tyre nuk ka treguar se pajtohet me vlerësimin e administratës amerikane mbi nivelin e këtij kërcënimi, tha një nga burimet.

Ftesa për samitin u është dërguar shumicës së vendeve evropiane, disa shteteve të Amerikës Latine dhe vendeve aziatike si India, Indonezia dhe Singapori.

Sipas The Washington Post, disa diplomatë evropianë kanë shprehur habinë për ftesën, duke deklaruar se në vendet e tyre ekstremizmi i majtë nuk konsiderohet një kërcënim kryesor për sigurinë kombëtare. Disa prej tyre kanë lënë të kuptohet se ministrat përkatës mund të mos marrin pjesë në takim për shkak të agjendës së ngarkuar diplomatike.

Takimi i 16 korrikut pritet të jetë një tjetër tregues i ndryshimit të qasjes së administratës Trump ndaj çështjeve të sigurisë dhe terrorizmit, ndërsa debati mbi mënyrën e trajtimit të lëvizjeve politike radikale vazhdon të mbetet i fortë si në SHBA, ashtu edhe mes aleatëve të saj.

spot_img

Artikujt e fundit

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin...

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...

Një vit pa Fatos Nanon, liderin historik të së majtës shqiptare

Sot, më 31 tetor 2026, shënohet një vit nga ndarja nga jeta e Fatos...

Më shumë

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin...

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...