BallinaRajoni & BotaZjarret e frikshme në Spanjë, çifti britanik gjendet brenda një humnere në...

Zjarret e frikshme në Spanjë, çifti britanik gjendet brenda një humnere në gjendje të rëndë prej djegieve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një çift britanik është shpëtuar nga një humnerë në provincën e Almerias në Spanjë, pasi mbeti i bllokuar mes zjarreve masive që kanë përfshirë jugun e vendit.

Sipas BBC , të dy u gjetën gjysmë të vetëdijshëm, me djegie të rënda në trup dhe janë dërguar në spital, ku po trajtohen në repartin e kujdesit intensiv.

Dyshohet se çifti kishte dalë për ecje malore kur u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi të enjten. Ata u gjetën në orët e para të mëngjesit të së premtes nga efektivët e Gardës Civile, të cilët po kërkonin të mbijetuar pranë fshatit Bédar, një nga zonat më të goditura nga zjarret.

Njëri prej efektivëve të përfshirë në operacionin e shpëtimit, tha se dëgjuan thirrje për ndihmë dhe vendosën të vazhdonin kërkimet.

Ekipi zbriti në një shpat mali dhe gjeti çiftin në gjendje kritike. Sipas autoriteteve, ata kishin djegie që mbulonin rreth 40% të trupit.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle bëjnë të ditur se deri tani zjarret kanë shkaktuar të paktën 12 viktima, mes tyre katër persona që besohet të jenë shtetas britanikë. Identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Flakët kanë djegur rreth 6600 hektarë tokë, ndërsa qindra zjarrfikës, ushtarakë dhe forca të rendit, të mbështetur nga rreth 30 mjete ajrore, vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve.

Kreu i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Juan Manuel Moreno Bonilla, njoftoi të dielën se zjarri është vënë nën kontroll dhe perimetri i tij është siguruar, ndërsa niveli i alarmit është ulur.

Rreth 600 nga afro 1.500 banorët e evakuuar janë lejuar të kthehen në banesat e tyre, megjithëse shumë prej tyre ende nuk e dinë nëse shtëpitë kanë shpëtuar nga flakët.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...