Skënder Hitaj nuk është shkarkuar. Lajmi që qarkulloi këtë të hënë në disa media për largimin e tij nga drejtimi i Policisë së Shtetit është i pavërtetë.
Sipas publikimeve, Kryeministri Edi Rama e kishte liruar Hitajn nga detyra vetëm 6 muaj pas emërimit. Mediat që e përhapën lajmin nuk dhanë asnjë motiv dhe asnjë dokument, por iu referuan vetëm “burimeve”.
Burime nga Ministria e Brendshme i thanë redaksisë së Albania Today se nuk ka asnjë vendim shkarkimi dhe se Hitaj vijon detyrën normalisht.
Asnjë institucion nuk e ka konfirmuar lajmin dhe asnjë vendim i tillë nuk është bërë publik.
Skënder Hitaj drejton Policinë e Shtetit që nga 30 marsi 2026, kur u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave



