BallinaUncategorizedEditorial nga Albania Today/Universitetet u hapën po shkolla është në shesh!

Editorial nga Albania Today/Universitetet u hapën po shkolla është në shesh!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Sot nisi viti i ri akademik me një pamje tjetër, ndryshe nga tetorët e shkuar. Shumë studentë i kemi parë në rrugë duke protestuar.

Ata të Universitetit të Durrësit, siç raportuan mediat, detyruan dhe Kryeministrin të anulonte vizitën aty. Në Tiranë dhjetra të rinj, studentë pjesa më e madhe e tyre. protestuan në ambjentet rreth parlamentit. Ndërsa ata të Durrësit patën dhe artikuluan kërkesa kryesisht ekonomike, dhe të Tiranës më së shumti politike, të gjitha bashkë konvergojmë në një pikë. Studentët janë të pakënaqur dhe janë në revoltë. Janë në shesh dhe po atikulohen. Janë ngritur kundër korrupsionit dhe kërkojnë ndryshim.

Të jesh sot student është në të vërtetë një sfidë. Eshtë shumë e vështirë të realizosh kushtet bazike si akomodimi dhe ushqyerja. Çmimet janë të papërballueshme. Ideja është që shpesh një punë nuk mjafton. Të rinjtë detyrohen të bëjnë edhe më shumë. Po pastaj kjo shndërrohet në skllavëruese. Imagjino çfarë ndodh me rendimentin dhe me frymëzimin për studime, për arritje akademike.

Kjo është trysnuese dhe deprimuese. Një student në të tilla kushte mund të ndihet i braktisur në fatin e tij. I pezmatuar dhe pa përkrahje.
Ndaj të jesh sot student në Tiranë, normalisht duhet të jesh protestues. Ka shumë shanse që sheshi të nxjerrë leksionin më të vyer të jetës që nuk e merr dot në auditore sado cilësore të jenë orët e mësimit.

Ne po shohim të rinj që kanë fituar një liri që më parë nuk ekzitonte. Kryengritja ndaj autoriteteve, kurajo që kanë për të thënë të vërtetat e tyre, guximi për të denoncuar nëse konsolidohen dhe fokusohen në kërkesa e mesazhe të drejta, me shumë mundësi se do të sjellin përfitime për gjithë shoqërinë dhe vendin, më shumë se sa për ata vetë.

Askush më shumë se studentët nuk e ka energjinë dhe forcën për të qënë një grup presioni permanent ndaj vendimmarrësve, jo vetëm kur ata ndjekin politika të gabuara, por sidomos kur kapen në flagrancë me shkelje, abuzime dhe skandale.

Ky do të jetë një dimër jo i lehtë për të gjithë. Por një gjë është e sigurtë. Nëse studentët do të rezistojnë, ajo që vjen do të jetë pranvera shqiptare. Askush nuk mund t’i bëjë ballë pa fund turbos së tyre nëse e mbajnë ndezur.

spot_img

Artikujt e fundit

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK operacion, shoqërohet administratori i shoqërisë ‘Eko Elb’, Leli Kaja

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot,...

U dorëhoq nga posti i drejtueses së QSUT, mësohet detyra e re që merr Anxhela Paparizo

Anxhela Paparizo pritet të emërohet Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes...

“Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia”, pas publikimit të videove intime me Adrian Hilën, këngëtarja: Më the jam i divorcuar, do...

Pas reagimit të parë publik, Blerina Matraku ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale, duke...

Dyshime për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale. Prindërit duan sqarime

Pas rastit të dyshuar për helmim të një grupi fëmijësh të kopshtit nr.2 në...

Më shumë