BallinaUncategorizedShenim nga Albania Today/Një fitore që fshesh një krizë!

Shenim nga Albania Today/Një fitore që fshesh një krizë!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kombëtarja jonë e futbollit ka marrë mbështetjen e publikut e të shqiptarëve kudo në botë, më shumë se askush tjetër. Asnjë sport, asnjë shkrimtar, shkencëtar, artist, këngëtar apo politikan nuk ka gëzuar simpatinë dhe adhurimin e publikut sa djemtë që veshin bluzën kuq e zi.

Ka pasur plot raste kur ata na kanë gëzuar e mbushur me emocione. Ka pasur raste kur na kanë mërzitur dhe kjo shpesh kur kundërshtari ka qënë i fortë ose kur i kemi prekur limitet tona, që do të thotë nuk mund të bënim më shumë. Sërish stadium është mbushur plot, sërish sheshet kanë shpërthyer në brohorima, sërish tifozët e kanë ndjekur kudo ku është luajtur.

Por mbrëmë, me San Marinon tejet modeste, ka ndodhur diçka tjetër. Kombëtarja na ka lënduar. Goli aksidental në fund që na dha 3 pikë e na vendosi për momentin në krye të grupit, duket më shumë si një petk që mbulon një krizë. Përsëri, analiza duhet bërë. Kjo u takon specialistëve. Ajo që të gjithë shohin është se dukshëm mungoi shpirti luftarak, dëshira që duhet të justifikojë atmosferën dhe suportin masiv që ekipi merr.

Kur ngecëm me San Marinon në fushën tonë në Tiranë, çfarë mund të ndodhë me këtë kombëtare në një përballje pak më të vështirë apo në një duel sfidues?

Poqese nuk do të ketë reflektim, ndoshta më mirë do të ishte që ai gol në fund me penallti të mos ishte bërë. Pasi ai realitet do ta bënte të pashmangshëm një bilanc serioz duke nisur nga lojtarët e tek federata. Do të kishte ndikuar edhe tek ai vaniteti që na përcjellin në pubklik shumë celebrity apo gazetarë që lidhen me këtë event e shfaqen me fodullëk, mendjemadhësi e protagonizëm të padurueshëm sa herë kombëtarja ka ndeshje. Aq sa duket se kanë krijuar një klub ekskluziv elitar ku mund të qëndrojnë vetëm ata dhe e shohin popullin nga lartësi të pakapshme për të tjerët.

Ka shumë për të menduar e bërë pas kësaj që ndodhi me San Marinon. Duhen ndryshime të forta. Dhe pa humbur kohë. S’ka më nevojë për këmbana të tjera alarmi. Kombëtarja duhet të jetë tjetër e kjo duhet të duket që tek ndeshja më e parë që do të kemi në kalendar.

spot_img

Artikujt e fundit

Fundi i një epoke: Lionel Messi luan ndeshjen e fundit me Argjentinën

Ka mbrëmje që futbolli nuk i harron. Dhe kjo e 6 tetorit, që për...

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur me 81 vota Justina Shiroka Pulën Presidente të re...

Ku shkon nafta shqiptare? Treni që e transporton dy herë në ditë drejt Vlorës

Një tren që transporton naftë drejt Vlorës po ngre pikëpyetje mbi destinacionin dhe përdorimin...

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu...

Monika Lubonja ka reaguar për herë të parë pas publikimit të videove intime me...

Më shumë

Fundi i një epoke: Lionel Messi luan ndeshjen e fundit me Argjentinën

Ka mbrëmje që futbolli nuk i harron. Dhe kjo e 6 tetorit, që për...

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur me 81 vota Justina Shiroka Pulën Presidente të re...

Ku shkon nafta shqiptare? Treni që e transporton dy herë në ditë drejt Vlorës

Një tren që transporton naftë drejt Vlorës po ngre pikëpyetje mbi destinacionin dhe përdorimin...