Një efektiv policie 19-vjeçar është dhunuar fizikisht në Krujë, teksa ndodhej jashtë shërbimit. Për ngjarjen, Policia ka shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar si autorë të dhunimit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Shkak dyshohet të jetë bërë një komunikim në Instagram, ku efektivi i kishte shkruar një vajze.
Pas këtij komunikimi, dyshohet se vëllezërit e vajzës kanë dhunuar efektivin me sende të forta.
Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, të dyshuar për përfshirjen në dhunimin e 19-vjeçarit.



