BallinaRajoni & Bota“Ndal, ndal…”, hyri në hapësirën e rrethuar në kopshtin zoologjik, tigri sulmon...

“Ndal, ndal…”, hyri në hapësirën e rrethuar në kopshtin zoologjik, tigri sulmon para vizitorëve një burrë në Britani

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë pasi hyri në hapësirën e rrethuar ku mbahej një tigër në një park zoologjik në Angli.

Ngjarja shkaktoi panik mes vizitorëve, të cilët u detyruan të largoheshin menjëherë nga ambientet e parkut. Sipas Daily Mail, incidenti ndodhi rreth orës 13:30 në parkun e kafshëve të egra Yorkshire Wildlife Park, pranë qytetit Doncaster. Identiteti i burrit nuk është bërë publik.

Sipas raportimeve, ai ishte në gjendje të rënduar emocionale kur hyri në hapësirën ku mbahej tigri, i cili më pas e sulmoi dhe i shkaktoi plagë të rënda.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë burrin, i veshur me një bluzë të zezë, të gjunjëzuar në tokë me krahët e hapur. Në një moment, tigri i afrohet nga pas, e kafshon në shpinë dhe e rrëzon përtokë, duke vijuar sulmin. Më pas, tigri qëndron mbi të. Në pamje dëgjohet burri duke bërtitur disa herë: “Ndal!”.

Pas ngjarjes, në vendin e incidentit mbërritën forca të shumta policie, dy ambulanca dhe një helikopter mjekësor. Vizitorët u evakuuan, ndërsa parku u mbyll përkohësisht.

Sipas raportimeve, punonjësit e parkut përdorën fishekë të posaçëm me gaz, me qëllim frikësimin e kafshës dhe largimin e saj nga burri i plagosur.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar deri në pesë të shtëna, çka shkaktoi pasiguri fillestare lidhur me fatin e tigrit. Megjithatë, policia konfirmoi më vonë se kafsha kishte mbetur brenda hapësirës së rrethuar edhe pas incidentit.

Vizitorët e parkut u udhëzuan të largoheshin menjëherë pas sulmit. Dominic Ford, i cili ndodhej aty së bashku me mbesën e tij katërvjeçare, tha se punonjësit i kërkuan të largohej nga ambientet.

Sipas tij, stafi u tregua i qetë, pavarësisht seriozitetit të situatës. Ford tha se në vendngjarje mbërriti një helikopter mjekësor, një ambulancë dhe një numër të madh efektivësh policie.

spot_img

Artikujt e fundit

Trump bën kthesën e papritur? Presidenti i SHBA-së: Është koha që Ukraina të ketë një president të ri

Marrëveshja e Donald Trump dhe Vladimir Putin për naftën ruse thyen raportin e presidentit...

Nga drejtuesit e SPAK, te Presidenti Begaj dhe deputetët e PD/ Ja kë takuan senatorët amerikanë në Tiranë, shmanget Berisha

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, mbështetës të nismave legjislative për Ballkanin...

Del fotoja e çiftit në Gjilan, burri dyshohet se vrau pa mëshirë gruan dhe kunatin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin pasditen e së premtes, ku dy persona,...

Shenim nga Albania Today/Ndarja e re administrative ishte test, objektivi i vërtetë janë ndryshimet në Kod

 Ndarja e re administrative në vetvete vështirë të thuhet se ishte një prioritet absolut...

Më shumë