Situata është tensionuar më tej në Rrugën e Durrësit, ku një ndërtesë e një institucioni kredimarrës është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.
Ngjarja ndodh në një moment kur protesta e studentëve po vijon dhe numri i pjesëmarrësve është rritur ndjeshëm.
Në zonë ka lëvizje të shumta të protestuesve, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim.
Ende nuk ka të dhëna të plota për shkakun e zjarrit, për dëmet e shkaktuara apo nëse ka persona të lënduar.



