Ishte lajmëruar se bashkimi sot i studentëve do të kishte një orar dhe një vend takimi. Ora 14.00, tek Ministria e Arsimit.
Mirëpo, kjo nuk nuk ka ndodhur. Revolta ka nisur bashkë me ditën sot në shumë rrugë të Tiranës. Eshtë e qartë se pakënaqësia e mllefi që kanë të rinjtë, nuk njeh orar. Eshtë gjendje e imponuar krysisht nga arroganca, prej saj lindin gjithë të këqiat. Prej saj ndodhi dhe dhuna shtazarake dje.
Arrogancë nga Ministri që nuk përmend të rinjtë e goditur rëndë, arrogancë nga drejtori, arrogancë nga eprori, arrogancë nga oficeri, arrogancë nga polici. Arrogancë kudo. Sepse ata që udhëheqin, që kanë gjërat në dorë, janë të zhytur në interesin e tyre personal, në lakminë për pasuri e privilegje dhe nuk e kanë idenë se si jeton një student, si ja bën ai për të mbyllur muajin.
Po kështu një familjar, një pensionist, kushdo që nuk merret me tendera e nuk ka pushtet. Eshtë kjo atmosferë mbytëse që ka zbrazur auditorët e klasat e ka mbushur rrugët e sheshet.



