Sot është dita e dytë e bojkotit të arsimit dhe e marshimit të fortë të studentëve në rrugë e sheshe, një lëvizje që kulmin e ka tek Ministria e Arsimit. Artikulimi është politik dhe kërkohet dorëheqja e Kryeministrit, por studentët në dëshmitë e tyre ankohen për kushtet e vështira për mungesën e meritës dhe për cilësinë e mësimdhënies.
Ndërkohë, Shqipëria ka një Ministre Arsimi që hesht prej dy ditësh. Qeveria në përgjithësi nuk ndihet, është strukur. Edi Rama e di mirë se cilido që flet sot vetëm sa nxit edhe më shumë revoltën. Siç bëri dje Ministri i Brendshëm, kur foli për dhunë të protestuesve dhe nuk tha asnjë fjalë për lëndimet e rënda fizike që ata morën.
Në rastin e Ministres së Artsimit, Mirela Kumbaro edhe më shumë. Pasi prej 13 vitesh, ajo është gjithnjë aty, pa lëvizur, sikur të ketë ndonjë aftësi mbinjerëzore.
Vetëm fakti që Edi Rama u thotë shqiptarëve se për 4 mandate ata meritojnë të kenë minister Mirela Kumbaron, është mjaftueshëm irritues.
Po përsëri, siç kjo zonjë ka privilegjet e gjithë këtyre viteve, ka edhe detyrime. Ajo duhet të flasë, sepse është e para që mban përgjegjësi për kërkesat e maturantëve dhe studentëve.



