BallinaUncategorizedDisa hedhin gurë e sende të forta, të tjerë kërcejnë e këndojnë,...

Disa hedhin gurë e sende të forta, të tjerë kërcejnë e këndojnë, ja si paraqitet situata e protestës para Kryeministrisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ndryshe nga nëntë ditët e mëparshme të protestës së dhunshme, situata mbrëmjen e sotme paraqitet më e qetë. Por nuk kanë munguar as disa momente tensioni.

Disa protestues të rinj që janë të pranishëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë thyer një vazo me lule. Gjithashtu ka edhe protestues që hedhin gurë dhe sende të forta drejt autobotit të ujit të policisë. Ndërkohë disa pranë tyre kërcejnë dhe këndojnë këngën e Vitit të Ri.

Protestat e dhunshme kanë nisur më 13 tetor, fillimisht me kërkesa të studentëve dhe më pas iu bashkuan të rinjtë dhe jo vetëm. Që në ditët e para, protestuesit para Ministrisë së Arsimit nisen me hedhje gurësh drejt godinës në fjalë.

Më pas situata u përshkallëzua në zona të ndryshme të Tiranës, ku protestuesit sulmuan dhe dogjën disa institucione shtetërore dhe jo vetëm.

Gjithashtu ka patur përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Teksa protestuesit hidhnin gurë, fishekzjarrë apo sende të forta drejt efektivëve, këta të fundit iu janë kundërpërgjigjur me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

spot_img

Artikujt e fundit

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues, 18 arrestime shpallen të paligjshme

Gjykata e Tiranës ka konstatuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 18 personave të...

“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…

Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse...

Spiropali indiferente ndaj kaosit e tensionit në Kuvend, qëndron krejt e qetë në vendin e saj

Seanca e sotme plenare u mbyll pas më shumë se një ore tensionesh dhe...

Më shumë