BallinaVendiPolitikë“Ç’ka ndodhi në Serbi hap mundësi për Ballkanin”, Spiropali për humbjen e...

“Ç’ka ndodhi në Serbi hap mundësi për Ballkanin”, Spiropali për humbjen e Vuçiç: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe pushtetet që pretendojnë se janë të përjetshme

Publikuar më

spot_imgspot_img

Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç.

Deputetja socialiste u shpreh se ajo që ndodhi në Serbi hap mundësi për Ballkanin, ku thekson se popujt kanë fuqinë të ndryshojnë edhe pushtetet që pretendojnë se janë të përjetshme.

“Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit politik të Aleksandër Vuçiç.

Zgjedhjet në Serbi na kujtojnë atë që gjithmonë e kemi ditur: se popujt e kanë mundësinë dhe fuqinë ta ndryshojnë drejtimin e vendit të tyre, edhe përballë pushteteve që pretendojnë të jenë të përhershme.

Uroj që kjo zgjedhje të hapë një kapitull të ri për demokracinë në Serbi dhe bashkëpunimin në rajon.

Çka ndodhi në Serbi hap për Ballkanin një mundësi që duhet gjykuar hap pas hapi nga veprimet dhe reagimet që do të pasojnë. Siç theksoi kancelari Merz, ngecja në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi pengon përparimin e rajonit. Drejtuesit e rinj kanë rastin dhe mundësinë të dëshmojnë se ndryshimi përfshin edhe eliminimin e mendësisë shoviniste, gatishmërinë për dialog, zbatim të marrëveshjeve, dhe respekt për sovranitetin e Kosovës.

Një urim i veçantë për përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, me pritshmërinë që zëri i tyre parlamentar të përkthehet në sa më tepër barazi, të drejta dhe mundësi për shqiptarët në Serbi.

Shqipëria është e interesuar për një Serbi demokratike dhe europiane. Prova e këtij orientimi do të jetë mënyra si pushteti i ri u përgjigjet qytetarëve të vet dhe ndërton marrëdhëniet me fqinjët. Me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, kjo mundësi duhet kthyer në hapa konkretë drejt paqes së qëndrueshme që u detyrohemi qytetarëve dhe brezit të ri të Ballkanit”, shkruan Spiropali.

spot_img

Artikujt e fundit

Shenim i Albania Today/Studentët fituan se ndryshuan Opozitën, jo Vuçiçin!

Ngadhënjimi i studentëve pêrballë autokratit të Beogradit po shihet me admirim kudo. Dhe në...

Gjyqi për Ervis Berberin, paraqiten në GJKKO Erald Elezi dhe Gentian Gjyli

Erald Elezi dhe Gentian Gjyli janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme. Në GJKKO ku zhvillohet...

Pas një ore, mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS, ja çfarë u diskutua

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi...

Kush është kardiologu që rrëzoi Vuçiçin pas 14 vitesh pushtet? Ilija Srdanoviç, fytyra e re e politikës serbe

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është figura...

Më shumë