Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për vendosjen e sanksioneve administrative ndaj disa partive politike që morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin më 11 maj 2025.
Kërkesa mban datën 3 tetor 2026, ku theksohet se pas kontrollit dhe auditimit të raporteve financiare mbi fondet e përfituara dhe shpenzimet e kryera gjatë fushatës zgjedhore, janë konstatuar shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe detyrimeve për transparencë.
Shkeljet përfshijnë vonesa në dorëzimin e raporteve, mosdorëzim raportesh nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarim të transaksioneve bankare, si dhe mospërputhje apo gabime aritmetike e kontabël.
Masat dhe gjobat e propozuara:
Gjobë në masën 2,000,000 lekë (për mosedorëzim të raportit financiar):
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Gjobë në masën 500,000 lekë:
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja Atdheu
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
Gjobë në masën 100,000 lekë:
Partia Balli Kombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partia Djathtas 1912
Partia Socialdemokrate
Partia Nisma Thurje
Dokumenti zyrtar i është përcjellë KAS-it për shqyrtim dhe vendimmarrje përfundimtare sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, mbledhje që po mbahet sot.



