BallinaVendiAktualitetPagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kushtetuese, më 2 dhjetor shqyrtohet kërkesa...

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kushtetuese, më 2 dhjetor shqyrtohet kërkesa e magjistratëve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Përplasja mes magjistratëve dhe mazhorancës për formulën e re të pagave do të marrë përgjigje në Gjykatën Kushtetuese. Më 2 dhjetor do të shqyrtohet kërkesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 2 dhjetor kundërshtimin e tre organizatave të magjistratëve ndaj mënyrës së re të llogaritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së miratuar nga Kuvendi, duke pretenduar se ajo nuk garanton nivelin e duhur të pagës referuese.

Në thelb të kundërshtimit është mënyra se si përcaktohet paga bazë. Magjistratët kërkojnë që ajo të lidhet me pagën e një funksionari të lartë të administratës publike, e cila pëson indeksime periodike, dhe jo me pagën e Presidentit të Republikës.

Sipas formulës së miratuar nga mazhoranca, paga referuese pëson një rritje prej rreth 8 500 lekësh. Por gjyqtarët dhe prokurorët e konsiderojnë këtë ndryshim të pamjaftueshëm.

Ata argumentojnë se, në përputhje me vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, rritja duhet të jetë të paktën 80 mijë lekë.

spot_img

Artikujt e fundit

Aksident fatal në Shkodër, e reja humb kontrollin e makinës dhe merr përpara këmbësoren. Vdes në vend 67-vjeçarja

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër,...

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin...

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...

Më shumë