BallinaDetektiviIsh kreu i OSHEE Plator Mehmeti pastron paratë me konsulencë? Ish gruaja:...

Ish kreu i OSHEE Plator Mehmeti pastron paratë me konsulencë? Ish gruaja: E mbushte zyrën e kompanisë me paratë e korrupsonit me tendera. Pse nuk e heton SPAK?

Publikuar më

spot_imgspot_img

Plator Mehmeti ka drejtuar për 10 vite me radhë OSHEE në Durrës. Një vit më parë, shtetësja N.Q., ish bashkëshortja e Mehmetit, rrëfeu se si Plator Mehmeti e mbushte zyrën e kompanive të tij me paratë e korrupsionit me tenderat e OSHEE. Zonja sfidoi SPAK-un, duke i kërkuar të niste një hetim për aktivitetin korruptiv të Mehmetit.

“Ish- kreu i OSHEE Durrës, i rrezikshmi që mbrohet nga shteti më mban peng mua dhe fëmijët tanë”

Kur drejtonte OSHEE, Plator Mehmeti i kalonte paratë publike, përmes tenderave korruptivë, te kompania e tij Rear shpk, kaluar formalisht në emrin e familjarëve. Kompania herë ka marrë tendera të drejtëpërdrejtë nga OSHEE, por kryesisht kamuflohet si nënkontraktore, që është e njëjta gjë. Këtë kompani, e cila ka thithur miliona euro para publike, Plator Mehmeti e ka në emrin e kushëririt Spartak Mehmeti, i cili në fakt është thjeshtë një punonjës i tij.

Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme dyshohet se janë investuar në pasuri të paluajtshme, vila dhe apartamente. Skema kryesore e korrupsionit të ish drejtorit të OSHEE Plator Mehmeti konsiston përmes kompanisë HTM shpk. Kompaninë HTM shpk, Plator Mehmeti e ka kaluar në emrin e Ilir Tabakut, i cili është thjeshtë një mbulesë e skemës së korrupsionit. Përmes kësaj kompanie, Mehmeti ka marrë rreth 20 milionë euro para publike, duke i pastruar paratë përmes investimit në pasuri të paluajtshme.

Zyrat e këtyre kompanive mbushen me para tenderash sipas ish bashkëshortes së Mehmetit. Ndërkaq, disa sinjalizime sugjerojnë se Mehmeti dyshohet se po pastron paratë e korrupsionit me tendera kur ishte drejtor i OSHEE përmes një biznesi formal me objekt projektim dhe konsulencë në fushën e inxhinierisë elektrike, me nipt M61519004B.

4 herë i dënuar

Plator Mehmeti është dënuar të paktën katër herë me vendime të formës së prerë. Numri i dënimeve tregon se Mehmeti ka fituar njëfarë imuniteti nga veprimi i drejtësisë. Ai është dënuar në vitin 2004, me vendim nr. 52 të Gjykatës së Durrësit për vjedhje të energjisë elektrike, me 250 000 lekë gjobë.

Plator Mehmeti është dënuar edhe me vendimin Nr.229, datë 25.04.2006, të Gjykatës Durrës për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim sipas nenit 186/3 dhe 25 të K. Penal. Ai është dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim dhe 50,000 lekë gjobë. Dënimi me burgim është pezulluar dhe i pandehuri është vënë në provë për një periudhë prej 2 (dy) vitesh.

Plator Mehmeti nuk ndalej. Mehmeti u arrestua dhe dënuar me 10 muaj burg në vitin 2007 për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh. Ai u shpall fajtor pasi në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, gjatë viteve 2003-2006, i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm.

Në vitin 2014, Mehmeti u emërua kryeinxhinier i CEZ-it në Durrës. Ai paraqiti një dëmshmi penaliteti sikur nuk ishte i dënuar. Më vonë, Plator Mehmeti plotësoi formularin e dekriminalizimit, duke fshehur të gjitha dënimet dhe aktivitetin e tij të paligjshëm.

Prokuroria verifikoi formularin dhe ballafaqoi vendimet e dënimeve. Pas hetimit, Prokuroria mori të pandehur Plator Mehmetin, i cili u dënuar edhe një herë më datë 11.04.2018, për veprën penale falsifikim të formularëve, stampave dhe vulave.

Plator Mehmeti u dënua me 4 muaj burg, konvertuar me shërbim prove. Me 4 dënime për vjedhje, shpërdorim detyre, falsifikime dhe shkleje të barazisë në tendera, Plator Mehmeti ishte drejtor i OSHEE në Durrës për 10 vite.

spot_img

Artikujt e fundit

Pas aktit normativ për tubimet, vendosen 16 gjoba për protestuesit e djeshëm në Tiranë 

Në zbatim të Aktit Normativ për tubimet dhe dhunën në protestë, e prezantuar nga...

Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme, përfaqësohet nga avokati Ndreca. Kryebashkiaku i drejtohet gjykatës: Lexoni letrën time

Ditën e sotme është caktuar seanca e radhës gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së...

Reagon Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësoj larg qoftë ‘Lali Eri’

Arbër Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale pas thashethemeve që e kanë përfshirë emrin...

Fitoi grantin për të blerë lopë, por çmimi i AZHBR-së e lë pa zgjidhje! Fermeri nga Maliqi: “Ma gjeni me aq lekë dhe shkoj...

Një fermer 32-vjeçar nga Maliqi ka denoncuar problemet me skemën e mbështetjes për fermerët...

Më shumë

Pas aktit normativ për tubimet, vendosen 16 gjoba për protestuesit e djeshëm në Tiranë 

Në zbatim të Aktit Normativ për tubimet dhe dhunën në protestë, e prezantuar nga...

Veliaj refuzon të marrë pjesë në seancën e sotme, përfaqësohet nga avokati Ndreca. Kryebashkiaku i drejtohet gjykatës: Lexoni letrën time

Ditën e sotme është caktuar seanca e radhës gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së...

Reagon Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësoj larg qoftë ‘Lali Eri’

Arbër Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale pas thashethemeve që e kanë përfshirë emrin...