BallinaEditorialShenim i Albania Today/Thirrjet e Vrenozit pêr kupolën, si zëri i ndërgjegjes...

Shenim i Albania Today/Thirrjet e Vrenozit pêr kupolën, si zëri i ndërgjegjes demokrate

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ilir Vrenozi është ndoshta demokrati më i famshëm në Shqipëri pas Sali Berishës. Ai është bërë i njohur pa pasur as post, as ambicie, por me zgjuarsinë natyrale dhe instiktin e lindur për tē bërë PR. Pa njohuri akademike të fushës, ka arritur të shndërrohet në fenomen. Po kesaj i shtohet dhe karakteri i tij dhe aktet. Një njeri i zakonshëm me jo pak halle nuk u josh dot as nga më i fuqishmi i këtij vendi, nga Kryeministri. Qendroi demokrat edhe kur shumë deputetë apo njerëz që morën privilegje nga PD, kaluan në anën tjetër dhe morën poste.

Por ky aset i PD, është njëkohësisht dhe problem i PD. Sepse është i pakenaqur, dhe ndryshe nga shumë të tjerë, ai i jep zë shqetësimeve të veta. Dhe ka audiencë sepse bëhet viral në rrjetet sociale.

Me gjithë lëvizjet dhe ndryshimet që bêri PD, me emrat e rinj në forumet drejtuese, me atë që e cilëson ripërtëritje, nuk ja ka dalë ta gëzojë demokratin korçar.

Ai ka shpërthyer së fundmi në revoltë ndaj kupolës drejtuese. Nëse e marrim se Vrenozi është zēdhënësi i bazës demokrate, udhëheqësit e PD duhet ta dēgjojnë piskamën e tij e tē analizojnë çfarë nuk shkon.

Që ka diçka që nuk shkon, kjo duket sheshit. Dhe selia blu nuk e ka luksin ta injorojë këtë thirrje.

Shpërthimi i Vrenozit mund tē lajmërojë një mërzi deri në largim. Kjo do t’i kushtonte shumë PD-së. Eshtë kosto më e madhe se 100 dash sula. Sepse Iliri në njē farë mënyre përfaqëson qemdresën dhe ndêrgjegjen demokrate.

spot_img

Artikujt e fundit

Protestuesit shkatërruan hyrjen dhe hollin kryesor, Ministria e Ekonomisë shpall tender për të lyer muret dhe pastruar shkallët; duhet dhe tavan i varur gipsi...

Ministria e Ekonomisë ishte një institucionet që u shënjestruar nga protestuesit gjatë ditëve të...

Ndërron jetë te Trauma Saimir Vishaj, avokati shuhet në moshën 60-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Ai ndodhej i shtruar...

Më shumë