Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës, duke vënë në fokus ndërhyrjet në zonën e Tales.
Përmes pamjeve të publikuara, kreu i qeverisë ka prezantuar infrastrukturën e re në këtë zonë bregdetare, e cila synon të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe të përmirësojë aksesin për banorët dhe pushuesit.
Sipas kryeministrit, investimi pritet t’i japë një shtysë të re zhvillimit të turizmit në bregdetin e Lezhës, duke përmirësuar lidhjen me zonat turistike dhe duke krijuar kushte më të mira për vizitorët.



