Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 53-vjeçarit Urim Fiku nga Bulqiza, i cili u gjet i pajetë në një zonë malore dhe për të cilin fillimisht u raportua se ishte sulmuar nga një ari. Megjithatë, rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore kanë ngritur dyshime të reja, duke orientuar hetimet edhe drejt pistës së një vrasjeje të mundshme.
Pas ekzaminimit të trupit në Tiranë, dyshohet se është konstatuar një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit në pjesën e gjoksit, si dhe është gjetur edhe një predhë plumbi. Kjo gjeje ka ngritur pikëpyetje për vdekjen e 53-vjeçarit dhe ka hapur një pistë të re hetimi.
Ndërkohë, Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht ngjarjen, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 53-vjeçarit.
Ndërkohë, Polica tashmë i ka kthyer hetimet nga pista e vrasjes, si dhe kanë nisur shoqërimet e disa personave në polici, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe rrethanat.



