BallinaVendiKronikëSherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon në ajër për të...

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon në ajër për të ndaluar njërin prej tyre

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një konflikt mes disa personave ka degraduar në përplasje fizike mbrëmjen e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, gjatë sherrit njëri prej personave të përfshirë dyshohet se kishte me vete edhe një mjet prerës, thikë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndërhyrë dhe për të neutralizuar situatën. Në momentin që ka konstatuar praninë e efektivëve, njëri prej personave është larguar me vrap.

Për ta ndaluar, blutë kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, por personi nuk është bindur. Ai është kapur dhe arrestuar nga efektivët disa metra më tutje.

Ndërkohë, të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

“Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi”/ Berisha për protestën: PD është e vendosur të mbështesë revoltën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe forcave opozitare...

“Më kanë mbajtur peng në shtëpitë e barit”/ Britania e Madhe nuk bindet, rrëzohet ankesa e shqiptarit për ekstradimin

Një 28-vjeçar shqiptar, i dënuar në Britaninë e Madhe për përfshirje në kultivimin e...

Përfundon numërimi i votave në Korçë, Harito Zoto zgjidhet në krye të PD-së

Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Korçë....

Protestuesit rikthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia thirrje: Largohuni ose do të vendosim gjoba

Situata është tensionuar sërish në Tiranë, ku protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e...

Më shumë