BallinaVendiPolitikë“Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi”/ Berisha për protestën:...

“Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi”/ Berisha për protestën: PD është e vendosur të mbështesë revoltën

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe forcave opozitare që të bashkohen në mbështetje të protestës.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se PD-ja do të mbështesë plotësisht revoltën e studentëve, ndërsa kërkoi krijimin e një fronti të përbashkët opozitar për largimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, do ta mbyll këtë fjalë timen me ftesën për të gjithë ju, të bashkohemi të mbështesim studentët.

Të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi njëri me tjetrin.

Pavarësisht nga dallimet që mund të kemi njëri me tjetrin. Të bashkohemi me studentët të cilët po zhvillojnë një betejë epike kundër të keqes më të madhe të këtij kombi që e ka emrin Edi Rama.

Ju garantoj se Partia Demokratike është e vendosur t’i mbështesë totalisht studentët, revoltën e tyre dhe të respektojë plotësisht të gjithë ata të cilët janë në këtë linjë.

Janë të pranishëm. Ftoj, ftoj çdo qytetar të angazhohet në këtë betejë.

Bashkimi i të gjithë faktorëve opozitarë duhet të jetë kurora e kësaj lëvizje të madhe të paparë që po zhvillohet në Shqipëri.

Për t’u ndarë nga regjimi i narkoshtetit, për të proceduar me një qeveri që përgatit teknike apo kujdestare si të doni ta quajmë, që përgatit kuadrin ligjor dhe krijon të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, në mënyrë që çdo shqiptar të votojë me vullnet të lirë për forcën politike dhe kandidatin që do”, u shpreh Berisha.

spot_img

Artikujt e fundit

“Më kanë mbajtur peng në shtëpitë e barit”/ Britania e Madhe nuk bindet, rrëzohet ankesa e shqiptarit për ekstradimin

Një 28-vjeçar shqiptar, i dënuar në Britaninë e Madhe për përfshirje në kultivimin e...

Përfundon numërimi i votave në Korçë, Harito Zoto zgjidhet në krye të PD-së

Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Korçë....

Protestuesit rikthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia thirrje: Largohuni ose do të vendosim gjoba

Situata është tensionuar sërish në Tiranë, ku protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e...

“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit”/ Tensionet mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit, debat mes tyre: Çfarë studenteje...

Pas mbërritjes së protestuesve të Partisë Demokratike pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku ndodheshin...

Më shumë