Sot, në orën 14:00, studentë dhe qytetarë nga Tirana e qytete të tjera të vendit janë thirrur në një tjetër protestë kombëtare kundër qeverisë.
Si në protestat e mëparshme, tubimi do të nisë para Ministrisë së Arsimit. Prej andej protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.
Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve t’u bashkohen. Ata kanë njoftuar edhe ritmin e ri: protestë kombëtare dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë.



