BallinaVendiKronikëRrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital...

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit, pas një rrjedhjeje gazi në një furrë buke.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e çiftit Kola, ku ata ushtronin edhe aktivitetin e tyre familjar për prodhimin e bukës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit Janaq Kolën, rreth 60 vjeç, dhe bashkëshorten e tij.

Çifti është paraqitur në spital në gjendje asfiksie, ndërsa sipas të dhënave paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ende nuk dihet se kush ka konstatuar i pari situatën dhe ka njoftuar shërbimet e urgjencës, por ndërhyrja në kohë ka shmangur një tragjedi të mundshme.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rrjedhjes së gazit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.

Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

spot_img

Artikujt e fundit

Parashikimi i motit për sot, e mërkurë, 11 nëntor

Dita e sotme do të jetë e ngrohtë për mesin e nëntorit, por me...

Erjon Vishkulli hyn nesër në operacionin vendimtar për shkimin e tij, Stresi i dedikon fjalët prekëse: Forca vëlla, nuk je vetëm

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, i cili u plagos me plumb gome në sy...

IDENTIFIKOHET shqiptari që u vra pasditen e sotme në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga VLORA (EMRI)

Është identifikuar 39-vjeçari shqiptar, i cili u vra me armë zjarri në një atentat...

Tre vite burg për fotografinë me flamurin trengjyrësh në Shkodër, reagon politikani malazez: Procesi ishte i motivuar politikisht

Kryetari i partisë “Mali i Zi i Lirë”, Vladislav Dajković, ka deklaruar se është...

Më shumë