BallinaVendiPolitikë“E faktuar që Berisha është i lidhur me krimin e organizuar”, Salianji...

“E faktuar që Berisha është i lidhur me krimin e organizuar”, Salianji i përgjigjet kreut të PD me dokumentin e gjykatës britanike: E kanë refuzuar edhe ndërkombëtarët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Nuk ka vonuar përgjigjja e Ervin Salianjit pas deklaratave dhe sulmeve të bëra sot në Dibër nga Sali Berisha.

Ndërsa Berisha tha se Salianji s’merr dot pjesë në garën për kreun e PD sepse nuk është pjesë e PD, ish-deputeti shprehet se arsyeja e vërtetë është se ai ka frikë nga gara pasi e di se demokratët e kanë braktisur.

Salianji thotë se “Sali ‘brava’, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike”, duke iu përgjigjur akuzave të bëra prej tij se kohën kur ishte në burg, drekonte me të dënuar që Berisha i sulmonte pasi ishin “në krahun e PS”.

Në postimin e bërë në Facebook Salianji ka publikuar edhe disa dokumente ku sipas tij shihen faktet që e lidhin Berishën me korrupsionin. “Sot nis publikimin e fakteve”, paralajmëron ai.

Më tej Salianji thotë se kreu i PD Saliu sot është i “refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe gjithnjë e më shumë nga vetë demokratët”, një tjetër arsye për të cilën ai thotë se ka frikë të bëjë garë brenda partisë.

Artikujt e fundit

Horoskopi, 3 Maj 2026

Dashi Premtimi për një ngritje në detyrë ose rritje page mund të jetë në mendjen...

“E shiti veten në burg”, Salianji i përgjigjet Berishës: Plaku i lumtur në azilin e Ramës, unë bëj burg, ti bën lekë

Ervin Salianji i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se ai...

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës u mblodh ditën e sotme për të caktuar çmimet e reja...

Më shumë

Horoskopi, 3 Maj 2026

Dashi Premtimi për një ngritje në detyrë ose rritje page mund të jetë në mendjen...

“E shiti veten në burg”, Salianji i përgjigjet Berishës: Plaku i lumtur në azilin e Ramës, unë bëj burg, ti bën lekë

Ervin Salianji i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se ai...