BallinaVendiPolitikë“Mos e ngri zërin, të flasë edhe mazhoranca”/ Tensione te ‘Territorialja’, Mazniku...

“Mos e ngri zërin, të flasë edhe mazhoranca”/ Tensione te ‘Territorialja’, Mazniku i merr mikrofonin Boçit, bashkëkryetari demokrat: Mos bëj si kalama, ta mbaroj unë njëherë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale është shoqëruar me debate mes Luçiano Boçit dhe Arbjan Maznikut.

Ndërsa bashkkryetari demokrat Luçiano Boçi po mbante fjalën e tij, Mazniku ka ndërhyrë duke i marr mikrofonin ndërsa i kërkonte që fjala t’i kalonte edhe përfaqësuesve nga maxhoranca.

Pas përplasjes Boçi la sallën e Komisionit, për tu rikthyer më pas, ndërsa debatet me Maznikun vazhduan sërish.

Pjesë nga debati:

Boçi: Prit se do e mbyll. Mund ta mbyll se nuk është etike të ma heqësh mikrofonin mua.

Mazniku: Kanë folur nga ana e opozitës 2 njerëz rresht, nuk ka folur asnjë nga maxhoranca. Jepjani fjalën tani në këtë moment.

Boçi: Urdhër këtu nuk më jep kush. Jua kam thënë edhe njëherë tjetër. Jemi në pozitë të barabartë. Nuk është etike që ndërhyn në fjalën time. Tani e tepruat, e tepruat.

Mazniku: Jepjani fjalën. Kaq.

Boçi: Nuk po bëj pyetje, po bëj parashtrim. Ta përfundoj unë.

Mazniku: Nuk mund të vazhdojë kjo histori. Jepjani fjalën.

Boçi: Nuk mund t’ia jap fjalën. Unë nuk pranoj sfida të tjera, jo një sfidë kaq të vogël. Në komision nuk pranoj sfida të tilla. Dhe një herë, nuk po marr setin e pyetjeve. Bëra marrëveshjen për t’ju lënë kohë, por parashtrimin tim nuk dua të ma ndërpresë kush. Asnjë deputeti s’mund t’ia ndërpresim edhe ne, dhe jo më të ndërhyjmë ne si bashkëdrejtues. Këtu “stop orkestra” është një fjalë e urtë popullore.

Mazniku: Jepni fjalën.

Boçi: Mos bëj si kalama, ta mbaroj. Çfarë është kjo ndërhyrje, nuk e kuptoj.

Mazniku: Keni dy orë që nuk i jepni fjalën një personi të maxhorancës.

Boçi: Jemi në momentin dhe fazën që po japim një shfaqje shumë të bukur si komision. Asnjë nuk e dëshiron. Ky komision sfidë ka edhe durimin.

Mazniku: Tani flas unë. Ti e bëre parashtrimin.

Boçi: Ja mbaje mikrofonin e fute në xhep. Kjo tregon autoritetin tënd.

Mazniku: Jo, jo, zoti Boçi. Mos abuzoni me hapësirën që iu është lënë. Mund të vazhdosh i qetë.

Boçi: Mbaje, ta gëzosh.

Njeriu nuk flet vetëm me fjalë. Me xhestet tuaja po dëshmoni që doni të sabotoni punën e këtij komisioni, duke ndërtuar një lloj marrëdhënieje jo korrekte dhe nuk zbatoni as etikën elementare. Unë di ta shkel shumë mirë etikën, por nuk besoj që vlen për punën dhe interesin e qytetarit. Nëse vazhdoni në këtë formë, patjetër që përgjigjja do të jetë shumë e shpejtë. Mendoj se e keni të gabuar këtë formë imponimi këtu. Secili deputet këtu zgjedh kohën e vet, mënyrën e vet të të folurit. Mënyra pastaj se si vazhdoni ju pa prezencën tonë, është shumë absurde.

Mazniku: A mbarove, të flas unë?

Boçi: Mos e tepro.

Mazniku: Mos e ngri zërin.

Boçi: E ngre zërin, ngre edhe gjëra të tjera. Fjalën ia kaloj unë kolegëve të mi.

Mazniku: Do flas unë, nuk ka për të folur njeri.

…

Mazniku: Foli zoti Boçi, t’i japim një përgjigje.

Boçi: Ç’përgjigje do më japësh ti mua? Ti po vazhdon kundër etikës dhe rregullores. Përgjigjen ta japin ty deputetët e opozitës. Po prishni ekuilibrat e një komisioni shumë të rëndësishëm. Të vazhdojnë deputetët e opozitës.

Mazniku: Do flas unë.

Boçi: Ia kam kaluar fjalën deputetëve të opozitës.

Mazniku: Fole dhe nuk të ndërpreva. Ike kur deshe, erdhe kur deshe.

Boçi: Pse mo, leje ty do të marr unë?

Mazniku: As unë nuk të marr leje ty.

spot_img

Artikujt e fundit

Reagon Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësoj larg qoftë ‘Lali Eri’

Arbër Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale pas thashethemeve që e kanë përfshirë emrin...

Fitoi grantin për të blerë lopë, por çmimi i AZHBR-së e lë pa zgjidhje! Fermeri nga Maliqi: “Ma gjeni me aq lekë dhe shkoj...

Një fermer 32-vjeçar nga Maliqi ka denoncuar problemet me skemën e mbështetjes për fermerët...

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kryeministri Edi Rama ka...

“Gogu shkoi në burg për të pajtuar Veliajn me Ramën!”, Arjan Curri zbulon detaje nga takimi mbi dy orë në Fier

Analisti Arjan Curri ka bërë publike detaje të reja mbi takimin mes ministrit të...

Më shumë

Reagon Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësoj larg qoftë ‘Lali Eri’

Arbër Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale pas thashethemeve që e kanë përfshirë emrin...

Fitoi grantin për të blerë lopë, por çmimi i AZHBR-së e lë pa zgjidhje! Fermeri nga Maliqi: “Ma gjeni me aq lekë dhe shkoj...

Një fermer 32-vjeçar nga Maliqi ka denoncuar problemet me skemën e mbështetjes për fermerët...

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

Gjatë intervistës për “Channel 5” me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, kryeministri Edi Rama ka...