BallinaUncategorized“Irani ka vetëm 22% të raketave që kishte kur sulmuam ne”, Trump:...

“Irani ka vetëm 22% të raketave që kishte kur sulmuam ne”, Trump: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

Publikuar më

spot_imgspot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani tani mban vetëm 21%-22% të arsenalit të tij raketor dhe pretendoi se sulmet e SHBA-së kanë dëmtuar rëndë aftësitë ushtarake të Teheranit.

Në një intervistë me NBC News, Donald Trump tha se operacionet e SHBA-së kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën ushtarake të Iranit.

Siç tha ai, “shumica e objekteve të prodhimit të dronëve janë shkatërruar, shumica e vendeve të lëshimit janë shkatërruar dhe shumica e zonave të prodhimit të raketave janë bërë shkrumb e hi”.

Pavarësisht sulmeve, presidenti i SHBA-së vlerësoi se Teherani ende ruan aftësi operacionale. “Ata ende kanë aftësi. Ata kanë disa raketa, kanë disa dronë. Do të thoja, në përqindje, se ata kanë ndoshta 21%-22% të raketave të tyre. Janë shumë raketa, por nuk janë ato që kishin kur sulmuam për herë të parë”, tha ai.

I pyetur pse Irani ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje, pavarësisht pretendimeve të tij se Teherani është i etur për një zgjidhje, Trump tha se ishte një vendim i vështirë politik dhe strategjik për udhëheqjen iraniane.

“Është shumë e vështirë për ta. Ata janë të fortë, janë krenarë. Ka gjëra që nuk mendonin kurrë se do të duhej t’i bënin, dhe tani do të duhet t’i bëjnë. Ata nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha ai.

Presidenti amerikan madje e krahasoi situatën me konfliktet ushtarake afatgjata të së kaluarës, duke thënë: “Lufta e Vietnamit zgjati 19 vjet. Unë jam vetëm në muajin tim të tretë.”

Artikujt e fundit

Tritol banesës 2-katëshe në Rrilë të Lezhës, raportohet vetëm për dëme materiale

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të kësaj të...

Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur...

Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?! Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar,...

Më shumë