BallinaVendiKronikëKuvendi e “blindon” me ligj, por SPAK nuk tërhiqet! Nëntor i nxehtë...

Kuvendi e “blindon” me ligj, por SPAK nuk tërhiqet! Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili parashikon mbrojtje të veçantë për Guvernatorin Gent Sejko nga disa masa shtrënguese për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës. Miratimi i ligjit vjen në një kohë kur SPAK po zhvillon një betejë ligjore për pajisjet elektronike të sekuestruara të disa zyrtarëve të lartë të Bankës së Shqipërisë, çështje që pritet të shqyrtohet më 3 nëntor në Gjykatën e Lartë.

Sipas dispozitave të ligjit të ri, Guvernatori nuk mund të ndalohet apo t’i kufizohet liria personale dhe e lëvizjes përmes masave shtrënguese për vepra penale që lidhen me detyrën. Po ashtu, parashikohet mbrojtje nga kontrolli personal dhe ai i banesës.  Ndërkohë, sipas raportimeve, SPAK po heton prej vitit 2024 dyshime për parregullsi në licencimin e institucioneve financiare të mikrokredisë, ku në fokus janë edhe veprimet e zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë.

Në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja me numër 61014-00839-00-2026, ku Prokuroria e Posaçme ka paraqitur rekurs kundër një vendimi të Apelit të GJKKO-së, në kuadër të procedimit penal nr. 91 të vitit 2024. Bëhet fjalë për sekuestrimin e telefonave dhe kompjuterëve të disa drejtuesve të Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Në dokumentacionin e çështjes përmenden Denis Derralla, drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes, Jonida Kaçani, zëvendësdrejtore e këtij departamenti, si dhe Manjola Dyrmishi, përgjegjëse sektori. Tre zyrtarët kërkojnë kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara, ndërsa SPAK ka kundërshtuar vendimin e Apelit të GJKKO-së, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Ende nuk dihet se çfarë të dhënash janë gjetur në këto pajisje dhe përse Prokuroria e Posaçme kërkon të vijojë sekuestrimin e tyre. Çështja pritet të shqyrtohet më 3 nëntor nga trupa gjykuese e përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Gjykatës së Lartë për pajisjet e sekuestruara, ndërsa miratimi i ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë ka shtuar vëmendjen ndaj zhvillimeve që lidhen me institucionin e drejtuar nga Gent Sejko.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë, kapet autori

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku...

Ministria e Drejtësisë lëviz për Erion Veliajn, Toni Gogu fut në “sitë” 24 transferime

Zhvillime të reja pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i...

Tragjedi në Tiranë, pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Spitalin e Traumës në...

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë Erion Veliaj, na vër në dispozicion dokumentacionin

Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime...

Më shumë

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë, kapet autori

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku...

Ministria e Drejtësisë lëviz për Erion Veliajn, Toni Gogu fut në “sitë” 24 transferime

Zhvillime të reja pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i...

Tragjedi në Tiranë, pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Spitalin e Traumës në...