BallinaVendiPolitikëBerisha: Edi Rama të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Ndërkombëtarët të mbështesin...

Berisha: Edi Rama të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Ndërkombëtarët të mbështesin protestën qytetare

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi aktivitetin që pritet të organizohet pasdites e sotme në sheshin Italia në Tiranë për 35-vjetorin e PS. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha e quajti antimiting takimin e PS, që sipas tij ka për qëllim të sfidojë protestën paqësore që po mbahet prej ditësh nga të rinjtë. Berisha i bëri thirrje opinionit publik ndërkombëtar që të mbështesë këtë protestë e cila sipas tij ‘ka përcaktuar si mision shpëtimin e Shqipërisë nga diktatura autokratike apo narkoregjimi i Edi Ramës’.

Deklarata e Berishës

Por unë jam sot këtu për të denoncuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm cinik, armiqësor të Edi Ramës dhe rrethit të tij ndaj protestës, kërkesave të protestuesve dhe paralajmëroj se me këtë qëndrim, ai kërkon të zhysë vendin në kaos.

Është e pafalshme, e papranueshme përpjekja e tij për të sfumuar uraganin e fuqishëm me antimitingje anakronike, gjoja po festoj 85-vjetorin e partisë së krimit.

Është cinike, është poshtëruese dhe fyese për çdo shqiptar t’i kundërvihesh protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë me takimin e zgërbonjave të krimit të PS, takime që ngjasojnë nga alfa tek omega me takimet e mafies.

Edi Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet.

Të heqë dorë nga antimitingjet, të mos sfidojë uraganin e fuqishëm paqësor të rinisë studentore me antimitingje mafiozësh, banditësh, delinkuentësh të mbledhur me detyrim.

U bëj thirrje socialistëve të braktisin antimitingjet e Edi Ramës kudo që janë dhe të mos harrojnë se ato nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e PS.

Se ajo parti ka marrë fund, nuk ekziston, është shndërruar në Rivdekjen e saj, që është Rilindja gjoja, që e varrosi PS-në.

Ndaj dhe edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe.

I bëj thirrje opinionit publik ndërkombëtar, atij politik dhe atij publik, të mbështesin fuqishëm këtë protestë, e cila ka përcaktuar si mision shpëtimin e Shqipërisë nga diktatura autokratike apo narkoregjimi i Edi Ramës.

Artikujt e fundit

Gjenden dhe asgjësohen 300 bimë kanabis në Dibër, arrestohet një 43-vjeçar, i sekuestrohet arma e zjarrit

Një Dibër janë gjetur dhe asgjësuar 300 bimë kanabis në një zonë të pyllëzuar. Për...

Aksioni i SPAK/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 të akuzuarve

Zbulohen emrat e 20 të akuzuarve nga SPAK si pjesë e një grupi trafiku...

Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas plot 10 orësh kërkime

Një turist amerikan ka humbur në zonën malore të Përmetit ndërsa janë dashur 10...

Çifti britanik braktis fëmijët për të shkuar në festë, arrestohen menjëherë nga policia spanjolle: Foshnja 6-muajshe rezultoi pozitive me kokainë

Një çift britanik është arrestuar në Spanjë pasi dyshohet se kanë lënë tre fëmijët...

Më shumë

Gjenden dhe asgjësohen 300 bimë kanabis në Dibër, arrestohet një 43-vjeçar, i sekuestrohet arma e zjarrit

Një Dibër janë gjetur dhe asgjësuar 300 bimë kanabis në një zonë të pyllëzuar. Për...

Aksioni i SPAK/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 të akuzuarve

Zbulohen emrat e 20 të akuzuarve nga SPAK si pjesë e një grupi trafiku...

Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas plot 10 orësh kërkime

Një turist amerikan ka humbur në zonën malore të Përmetit ndërsa janë dashur 10...