BallinaVendiPolitikëGjykata Kushtetuese publikon kalendarin, ja data kur do të shqyrtohet kërkesa e...

Gjykata Kushtetuese publikon kalendarin, ja data kur do të shqyrtohet kërkesa e Berishës për shfuqizimin e masës “detyrim paraqitje”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata Kushtetuese ka publikuar kalendarin e seancave për disa prej çështjeve më të rëndësishme që do të shqyrtohen në muajt shtator dhe tetor.

Në fokus janë kërkesa që lidhen me zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe masën e sigurisë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, raporton Anila Hoxha.

Sipas njoftimit zyrtar, më 29 shtator 2026, në orën 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për shqyrtimin e kërkesës që lidhet me verifikimin e zgjedhshmërisë dhe pajtueshmërisë kushtetuese të zgjedhjes së Endri Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit. Në të njëjtën çështje do të shqyrtohet edhe kërkesa për shfuqizimin dhe pezullimin e vendimit të Kuvendit që miratoi zgjedhjen e tij.

Po atë ditë, në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Ervin Salianjit, i cili kundërshton vendimet e Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar shfuqizimin e tyre me argumentin se bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, më 8 tetor 2026, në orën 11:00, Kushtetuesja do të zhvillojë seancën plenare për shqyrtimin e kërkesës së Sali Berishës, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Kreu i Partisë Demokratike pretendon se këto vendime janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe kërkon heqjen e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, e cila është në fuqi ndaj tij.

Të treja çështjet do të shqyrtohen në seanca plenare mbi bazë të dokumentacionit të administruar nga Gjykata Kushtetuese.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...