BallinaUncategorizedSPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara! Ish-ministri: Më...

SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara! Ish-ministri: Më cenuan të drejtat hapur! Seanca shtyhet për në shtator

Publikuar më

spot_imgspot_img

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka prodhuar debate të forta dhe akuza të ndërsjella mes tij dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Prokurorët kanë kërkuar rrëzimin e plotë të 23 kërkesave të Beqajt, duke i konsideruar ato të pabazuara në ligj, ndërsa ish-ministri ka shpërthyer në akuza duke thënë se SPAK po përdor pavarësinë e fituar nga Reforma në Drejtësi për të shkelur të drejtat e të pandehurve.

Prokurori i Posaçëm, Edvin Kondili, ka argumentuar para gjykatës se pretendimet e Ilir Beqajt kanë marrë tashmë përgjigje gjatë fazës hetimore dhe në seancën paraprake.

Sipas SPAK, kërkesa e Beqajt për të shpallur të pavlefshëm njoftimin e akuzës duhet të rrëzohet pasi të gjitha veprimet janë aprovuar nga gjyqtari paraprak. Lidhur me pretendimin e Beqajt se akuza për vjedhje nuk provohet, SPAK theksoi se i pandehuri nuk po paraqet kërkesa, por thjesht po bën pyetje që do të sqarohen gjatë konkluzioneve përfundimtare.

Sa i përket mungesës së kontratës origjinale të prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, prokurorët pranuan se mosgjetja e saj përbën shkelje, por theksuan se është gjetur kopja e njësuar në FSDKSH, e cila mbetet një provë plotësisht e vlefshme. Gjithashtu, SPAK mbrojti vlefshmërinë e të dhënave të përfituara nga kontrolli elektronik i kompjuterave.

Reagimi i ashpër i Ilir Beqajt: Pas Reformës në Drejtësi, prokurorët bëjnë çfarë të duan!
Nga ana tjetër, ish-ministri Beqaj ka këmbëngulur se prokurorët e posaçëm kanë kryer shkelje të rënda procedurale dhe po ia bëjnë të pamundur mbrojtjen. Ai hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi mënyrën se si funksionon SPAK pas reformimit të sistemit të drejtësisë.

“Organi i akuzës pranoi që në fazën e hetimeve mi ka cenuar hapur të drejtat e mia. Sot unë e kam të vështirë të bëj mbrojtjen. Me sa kuptoj, prokurorët kanë fituar pavarësinë ndaj drejtuesit të prokurorisë, por këtë pavarësi e përdorin sot për të shkelur të drejtat procedurale dhe bëjnë çfarë të duan pas Reformës në Drejtësi”, deklaroi Beqaj në sallën e gjyqit.

Beqaj argumentoi gjithashtu se kallëzimi ndaj tij duhej të ishte refuzuar që në krye të herës pasi bazohej mbi pyetje dhe jo mbi fakte të prera. Ai vuri në dyshim edhe certifikimin e laboratorit forenzik të SPAK, duke i kërkuar gjykatës të urdhërojë prokurorinë të vërtetojë nëse pajisjet e përdorura për ekzaminimin e kompjuterave janë të certifikuara sipas standardeve.

Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues vendosi të mos japë një vendim të menjëhershëm lidhur me kërkesat e paraqitura. Seanca e radhës u caktua për më 11 shtator, datë në të cilën gjykata do të shprehet zyrtarisht mbi fatin e 23 kërkesave të ish-ministrit.

Artikujt e fundit

Arratisje si nëpër filma/ 19-vjeçari shqiptar u ikën autoriteteve britanike nga qendra e dëbimeve për emigrantët, Home Office nis kërkimet për ta gjetur

Një 19-vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër ndalimi për emigrantët në Mbretërinë e...

U dhunua nga disa persona në Sarandë, reagon oficeri Velço: Ishte konflikt i çastit, më shanë teksa po udhëtoja me motor

Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në një konflikt fizik gjatë natës...

Familja e Martin Canit përplaset me Ramën: “Mos e përdorni emrin e Martinit për kamera dhe politikë”

Familja e 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar me një deklaratë të fortë ndaj kryeministrit...

Spiunimi i gazetarëve në Serbi/ Komisioni Evropian reagon pas raportit të HRW: E papranueshme! Po ndjekim me shqetësim situatën

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim në lidhje me raportet për keqpërdorim të mundshëm të...

Më shumë

Arratisje si nëpër filma/ 19-vjeçari shqiptar u ikën autoriteteve britanike nga qendra e dëbimeve për emigrantët, Home Office nis kërkimet për ta gjetur

Një 19-vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër ndalimi për emigrantët në Mbretërinë e...

U dhunua nga disa persona në Sarandë, reagon oficeri Velço: Ishte konflikt i çastit, më shanë teksa po udhëtoja me motor

Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në një konflikt fizik gjatë natës...

Familja e Martin Canit përplaset me Ramën: “Mos e përdorni emrin e Martinit për kamera dhe politikë”

Familja e 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar me një deklaratë të fortë ndaj kryeministrit...