BallinaUncategorizedSot seancë plenare, por edhe protestë përpara Kuvendit/ PD mbledhje grupi, pritet...

Sot seancë plenare, por edhe protestë përpara Kuvendit/ PD mbledhje grupi, pritet vendimi nëse do të kthehen në parlament

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ditën e sotme do të mbahet seancë plenarë, e parafundit, përpara mbylljes së këtij sesioni.

Pritet që seanca të nisë në orën 12:00, teksa po ashtu protestuesit kanë paralajmëruar një ditë më parë se sot do të mblidhen përpara Kuvendit. Protestuesit tashmë kanë nisur të grumbullohen përpara parlamentit.

Po ashtu, Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar dy seancat e fundit plenare, do të mbledhë sot Grupin Parlamentar.

Debatet e ashpra në grup i lanë vend reflektimit. Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare, ndonëse vendimi final do merret në seli vetëm 1 orë para mbledhjes së Parlamentit ku kryefjalën do e kenë rezolutat e institucioneve te drejtësisë.

“Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njofton kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Demokratët nisën bojkotin e seancave më 2 korrik, ditë kur qytetarët rrethuan Parlamentin.

Artikujt e fundit

U futën për kontroll tatimor, u mbajtën “peng” brenda resortit në Golem. Arrestohen administratori dhe 4 punonjës

Pesë persona janë vënë në pranga në Kavajë pasi dyshohet se penguan dhe mbajtën...

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

Sistemi i ri i Hyrjeve dhe Daljeve (EES) i Bashkimit Evropian ka rritur ndjeshëm...

Mister rreth Mojtaba Khameneit, burime izraelite: Lideri suprem nuk ndodhet më në Iran

Raportime të reja kanë ngritur pikëpyetje mbi situatën e brendshme në Iran, pasi rrjeti...

Më shumë