BallinaRajoni & BotaTezja dhe nipi gjenden të vdekur në një apartament në Napoli, mister...

Tezja dhe nipi gjenden të vdekur në një apartament në Napoli, mister rrethanat e ngjarjes

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dy persona janë gjetur të pajetë në një apartament në Portici, në provincën e Napolit.

Viktimat janë një grua 82-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar, të cilët, sipas informacioneve paraprake, ishin teze dhe nip.

Trupat u zbuluan në një banesë në Piazzale Divina Provvidenza. Sipas hetimeve të para, vdekja e tyre dyshohet të ketë ndodhur disa ditë përpara se të gjendeshin.

Karabinierët dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas autoriteteve, trupat u gjetën të shtrirë në dysheme pranë shtratit dhe ishin në gjendje dekompozimi. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupat e viktimave, ndërsa nuk janë gjetur as gjurmë hyrjeje me forcë në apartament.

Me urdhër të autoriteteve gjyqësore, trupat janë dërguar në morgun e Spitalit Policlinico të Napolit, ku do t’u nënshtrohen autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sipas të dhënave paraprake, trupat mund të kenë qëndruar në apartament për rreth pesë ditë para se të zbuloheshin.

Artikujt e fundit

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur...

Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e...

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit, fitues shpallet Edmond Koloshi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues Edmond Koloshin për postin e drejtuesit...

Më shumë

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur...

Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e...