Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues Edmond Koloshin për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit.
Vendimi u mor në përfundim të mbledhjes së KLP-së të zhvilluar këtë të enjte, ku u shqyrtua procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj prokurorie.
KLP vendosi në mbyllje të mbledhjes për emërimin e Koloshit në këtë detyrë.


