BallinaShëndetiAKU sqaron rastin e sallamit “Galbanetto”: Produkti nuk doli asnjëherë në treg,...

AKU sqaron rastin e sallamit “Galbanetto”: Produkti nuk doli asnjëherë në treg, sasia u bllokua për asgjësim

Publikuar më

spot_imgspot_img

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se sallami italian “SALAME GALBANETTO G230 c.a”, për të cilin ishte sinjalizuar prania e një trupi të huaj, nuk është shpërndarë asnjëherë në pikat e shitjes në Shqipëri.

Sipas njoftimit të AKU-së, nga verifikimi i kryer në subjektin importues rezultoi se e gjithë sasia e importuar, 3,74 kilogramë ose 16 copë, ndodhej ende në magazinë dhe nuk kishte dalë në treg.

Autoriteti sqaron se importuesi ishte njoftuar që më 30 gusht 2026 nga kompania eksportuese për problematikën e produktit. Për këtë arsye, sasia u mbajt e bllokuar dhe nuk u fut në qarkullim. I gjithë produkti ka si destinacion asgjësimin.

Rasti nisi pas një sinjalizimi të mbërritur përmes sistemit europian të alarmit RASFF, të njoftuar nga Italia, ku prania e trupit të huaj në sallam ishte klasifikuar si “risk serioz” për shëndetin e konsumatorëve. Shqipëria ishte etiketuar për ndjekje si vend ku produkti kishte mbërritur.

Sipas të dhënave të alertit me numër reference 12364615, produkti i prekur i përkiste lotit L.264173, me datë skadence 23 tetor 2026. Ai ishte eksportuar nga kompania Conad në Itali dhe importuar nga Conad Albania.

Në njoftimin e parë të publikuar më 8 shtator, konsumatorëve u ishte bërë thirrje që ta kthenin produktin pranë pikave të shitjes. Me sqarimin e ri, kjo thirrje nuk është më e nevojshme, pasi loti në fjalë nuk arriti kurrë në raftet e dyqaneve.

spot_img

Artikujt e fundit

Rama takon nxënësit fitues të olimpiadave, kryeministri: Më frymëzoni në punën time, testi PISA një fryt i shijshëm i një pune të gjatë në...

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e ndarjes së...

Ngërçi me pagat/ Administrativja pranon kërkesat për sigurimin e padisë, zhbllokohen pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga...

Rekord investimesh të huaja/ 1.1 miliardë euro në gjashtë muaj, projekti i Zvërnecit shton flukset hyrëse

Investimet e huaja direkte kanë marrë një shtysë të fortë gjatë tremujorit të dytë...

Më shumë