BallinaVendiKronikëViktima në Sarandë njihej si “Tani Ruzhdiut”, dyshohet për sagë hakmarrjeje

Viktima në Sarandë njihej si “Tani Ruzhdiut”, dyshohet për sagë hakmarrjeje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen me armë zjarri në qendër të Sarandës, ku mbeti viktimë 44-vjeçari Artan Murtaj, i njohur edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”.

Murtaj u qëllua nga dy persona të maskuar që lëviznin me motor, ndërsa gjatë atentatit u plagos aksidentalisht edhe Xhevdet Skëndaj, një kalimtar që ndodhej në zonë. Sipas të dhënave paraprake, ai është prekur nga një plumb rikoshetë.

Emri i viktimës rezulton i lidhur me një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj.

Për atë ngjarje, autor i dyshuar i plagosjes ishte Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj u akuzuan se e kishin ndihmuar gjatë ngjarjes dhe arratisjes.

Pas plagosjes së dyfishtë, në Sarandë pasuan disa ngjarje të rënda të dyshuara si hakmarrje. Isuf Jaçaj, babai i Klaus Jaçajt, u vra me tritol, ndërsa u regjistrua edhe një rast i shkatërrimit të pronës së Ramadan Zotos.

Aktualisht, Ramadan Zoto ndodhet në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdarajt. Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj, të akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, ishin liruar pak kohë më parë, ndërsa Erjon Canaj vijon të jetë në kërkim.

Hetimet pritet të përcaktojnë nëse ekzekutimi i 44-vjeçarit lidhet me këtë seri ngjarjesh apo ka një motiv tjetër.

spot_img

Artikujt e fundit

Ishte duke peshkuar në lumin Drini i Zi, 31-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në ujërat e lumit Drini...

Elton Tozaj “plas bombën”: “Do të zbulojmë lidhjen mes një këngëtari dhe një biznesmeni”

Gazetari Elton Tozaj ka paralajmëruar publikimin e një historie që pritet të ngjallë jo...

Të hyjnë 10 mijë euro gabimisht në llogari, a mund t’i mbash?

Imagjino të hapësh aplikacionin e bankës dhe të shohësh papritur 10,000 euro më shumë...

Humb jetën 27-vjeçari, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi u transportua në spital në gjendje...

Më shumë