BallinaVendiAktualitetKaney West nuk kalon në ‘Kushtetuese’, gjykata nuk e pranon kërkesën e...

Kaney West nuk kalon në ‘Kushtetuese’, gjykata nuk e pranon kërkesën e ‘Shqipëria Bëhet’

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata Kushtetuese nuk e ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e Partisë “Shqipëria Bëhet” për pezullimin dhe shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 6 korrik 2026, që lidhet me financimin e organizimit të aktivitetit kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare, për koncertin e Kanye West në Tiranë.

Vendimi për moskalimin e çështjes në seancë plenare mban datën 18 shtator 2026.

Partia “Shqipëria Bëhet” kishte paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Aktit Normativ nr. 3, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Gjykata.

Në kërkesën e saj, partia kishte kërkuar edhe shfuqizimin e aktit normativ, me argumentin se ai është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Dokumenti kërkonte gjithashtu që, nëse brenda afatit 45-ditor të përcaktuar nga neni 101 i Kushtetutës akti do të miratohej nga Parlamenti, Gjykata Kushtetuese të shqyrtonte edhe shfuqizimin e ligjit të miratuar, në rast se do të vlerësohej antikushtetues.

Çështja ishte regjistruar në Gjykatën Kushtetuese më 13 korrik 2026, ndërsa dokumenti i Gjykatës shënon 18 shtatorin si datën kur kërkesa nuk u kalua për shqyrtim në seancë plenare.

spot_img

Artikujt e fundit

Kurti në SHBA: “Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju Jork me kongresistin amerikan Mike...

BE vlerëson Shqipërinë: “Progresi me negociatat është spektakolar, por reformat duhen zbatuar”

Është zhvilluar sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi...

Detaje nga plagosja me thikë në Pogradec, sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve, arrestohet autori

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me thikë ditën e sotme në Pogradec. Sherri ka...

Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, shtyhet seanca në Gjykatën e Korçës për Denis Meçen dhe Leonidha Guçen

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar në...

Më shumë