BallinaUncategorizedTë akuzuar për vrasjen e Egli Progës, shtyhet seanca në Gjykatën e...

Të akuzuar për vrasjen e Egli Progës, shtyhet seanca në Gjykatën e Korçës për Denis Meçen dhe Leonidha Guçen

Publikuar më

spot_imgspot_img

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës.

Seanca e zhvilluar sot zgjati rreth 60 minuta, por gjykata nuk arriti të merrte një vendim për shkak të mungesës së avokatit të Leonidha Guçes.

Seanca e radhës është caktuar për të hënën e ardhshme, kur pritet të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim themeli apo do t’i rikthehet Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Pas rreth dy vitesh hetime, Prokuroria ka mbyllur dosjen dhe ka dërguar për gjykim pesë persona.

Denis Meçe dhe Leonidha Guçe akuzohen për “vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim”. Dy të akuzuarit ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Tre personat e tjerë janë nën masën “detyrim paraqitjeje” dhe akuzohen për moskallëzim krimi.

Tashmë pritet seanca e ardhshme për të përcaktuar nëse çështja do të kalojë në fazën e gjykimit.

spot_img

Artikujt e fundit

13 gëzhoja në vendin e atentatit në Sarandë, merren në pyetje rreth 20 persona

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për ekzekutimin e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i...

Wolt përballë pikëpyetjeve: Kush i kontrollon korrierët që trokasin në dyert e qytetarëve?

Shërbimet delivery janë kthyer në pjesë të përditshmërisë së mijëra qytetarëve në Tiranë. Por...

Reali i Mourinhos bie në “Metropolitano”, Atletico merr tre pikët në derbin e parë të Madridit këtë sezon

Atletico Madrid ka fituar 2-1 ndaj Real Madridit në derbin e Madridit, në një...

Goditje për Merz në Gjermani, AfD del forcë e parë në Mecklenburg-Vorpommern

Rezultate të vështira për partinë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në dy zgjedhje rajonale...

Më shumë