BallinaVendiPolitikëRama thërret drejtësinë në tryezë, takim për pagat e magjistratëve më 28...

Rama thërret drejtësinë në tryezë, takim për pagat e magjistratëve më 28 shtator

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka ftuar institucionet e sistemit të drejtësisë në një tryezë të përbashkët konsultimi për çështjen e pagave të magjistratëve.

Ftesa u është dërguar institucioneve të drejtësisë, ndërsa takimi është parashikuar të zhvillohet më 28 shtator, në orën 12:30, në Kryeministri.

Sipas ftesës, takimi synon të shërbejë si pikënisje e një procesi konsultimi dhe dialogu ndërinstitucional për mënyrën se si do të përcaktohen pagat në sistemin e drejtësisë.

Në fokus të diskutimeve do të jenë parimet, kriteret dhe mekanizmat që duhet të udhëheqin politikën e pagave, duke marrë në konsideratë qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit, koherencën ndërinstitucionale dhe proporcionalitetin mes funksioneve dhe përgjegjësive.

“Synimi është diskutimi i përbashkët i parimeve dhe elementeve mbi të cilat mund të ndërtohet një mekanizëm i qëndrueshëm, koherent dhe i parashikueshëm për përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë, sipas standardeve evropiane”, thuhet në ftesë.

Konsultimi nuk pritet të kufizohet vetëm te niveli aktual i pagave. Qëllimi është krijimi i një mekanizmi që do të përcaktojë edhe mënyrën e rishikimit periodik të tyre, bazuar në rregulla të qarta dhe objektive.

Sipas dokumentit, procesi duhet të kontribuojë në ruajtjen e pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë financiare të shtetit.

Ftesa e Ramës vjen në një kohë kur pagat e magjistratëve janë kthyer në një nga çështjet e debatit mes institucioneve të drejtësisë dhe ekzekutivit.

Pak ditë më parë, Kuvendi miratoi një formulë të re për pagën referuese, duke e çuar koeficientin nga 0.36 në 0.38 të pagës së Presidentit. Formula është kundërshtuar nga disa institucione të drejtësisë.

spot_img

Artikujt e fundit

PDK kërkon ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Kryedemokrati ka...

Kaney West nuk kalon në ‘Kushtetuese’, gjykata nuk e pranon kërkesën e ‘Shqipëria Bëhet’

Gjykata Kushtetuese nuk e ka kaluar për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e Partisë...

Kurti në SHBA: “Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju Jork me kongresistin amerikan Mike...

Më shumë