BallinaVendiKronikëMinistri Demo “shkund” strukturat e Policisë së Sarandës, urdhëron shkrirjen e zinxhirit...

Ministri Demo “shkund” strukturat e Policisë së Sarandës, urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues

Publikuar më

spot_imgspot_img

Atentati i ndodhur në mes të Sarandës, ku u vra 44-vjeçari Artan Myrtaj, ka sjellë reagimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, i cili ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë në qarqe.

Në fokus të takimit ka qenë pikërisht situata kriminale në Sarandë dhe ngjarja e fundit, ku Myrtaj u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me motor.

Sipas raportimeve, Demo ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj drejtuesve të Policisë dhe ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë së Sarandës.

Një tjetër masë është ngritja e një Task-Force të posaçme për hetimin e krimit në qytetin bregdetar.

Task-Forca pritet të përbëhet nga 10 persona, të cilët do të stacionohen në Sarandë dhe do të fokusohen në hetimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura në këtë zonë.

Vendimi vjen pas një serie ngjarjesh të rënda kriminale që kanë goditur Sarandën gjatë vitit të fundit, nga plagosjet me armë te atentatet me eksploziv dhe vrasjet.

Gjatë takimit, ministri Demo ka kërkuar gjithashtu rritjen e sigurisë në shkolla dhe hartimin e një plani të detajuar për kontrollin e territorit.

“Të rritet siguria në shkolla. Dua një plan të detajuar për territorin”, mësohet t’i jetë drejtuar Demo drejtuesit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Lëvizja vjen menjëherë pas atentatit ndaj Artan Myrtajt dhe në një moment kur reagimi i strukturave të Policisë së Sarandës është vendosur në qendër të kritikave.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Gjendet Bleona Mata? Flet avokati: Është studente ekselente, është e birësuar nga një çift…

Ditën e sotme në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” ishte në një lidhje avokati...

Ambasadorja e BE-së takim me kreu e SPAK, Sofia Moreira de Sousa: Puna kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar thelbësore për shtetin e së...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi ditën...

Vrau me thikë gruan në sy të nipërve, lihet në burg 69-vjeçari, Hysni Patushi

Lihet në burg 69-vjeçari, Hysni Patushi që goditi për vdekje me thikë në gjoks...

Probleme për Granit Xhakën, nën hetim për certifikatën e vaksinimit: Rrezikon deri në 5 vite burg

Granit Xhaka është përfshirë në një çështje ligjore në Zvicër, ku po hetohet nga...

Më shumë